Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

I TRANDUR PRAPË NGA E NJËJTA ËNDËRR

Ajo Ëndrra që nuk mund ta harroj Ti je
S’ di pse të kërkoj kahdo kaq etshëm
Stinëve me diell moteve të qullura me shi
Duke ecur kah ti këmbët sa nuk më ranë
N’ kashtë e n’ dru t’ thatë fjeta i lodhur udhësh
Duke të ftuar për ditë e duke të pritur çdo natë
Thoshe je veç fjalë për ndjenja më qortoje
Kur fshehurazi lëshohem drejt teje ngadalë
Shpirttrazuar si unë e qetë nuk ndihesh
Sa në dritare sa te porta kund nuk zë vend
Të gjitha rrugët e mia trupit tënd përfundojnë
Dhe ato shtigje të pashënuara në hartë
Të kam bartë pjesëve të qenies sime
Nën hije të syrit me buzët prej loti
Shpeshherë m’i vërshoi moti m’i thau
Stinëve që ndërroheshin pa më gjunjëzuar
S’jam penduar hiç pse tu fala njëanshëm
larg skenës aktron shtiresh së jashtmi
Nuk të afron kush si unë nuk të mirëpret
Ëndrra që s’mund ta pushtoja qëllove
Në natën më të thellë më zgjove sa herë
Atë kohë e sot kah ti hapëroj si i përhënur
Digjem moteve për të parë e rrallë të takoj
I zhgënjyer kthehem veten s’e gjej kund
Gotave pa iu ra në fund dehem e zhdehem
I trandur prapë nga e njëjta Ëndërr
Askend tjetër si Ty s’e desha Zemër.

 

Vjersha që më ndjek kudo …

ASGJË NUK MUND TË TË JAP MË SHUMË

Çlirohu prej natës së gjatë të kësaj stine
prej ëndrrës lazdrane që përsëritet syve tëtu
me trupin tim të zbardhur nga krahneza

Kthemë aty ku isha rrajë Çepurit e Rrezes
tek ai frashër trupdrejtë e lëkurëdendur
e i lëmuar prej duarsh tua të njoma

Nuk më kanë rënë krejt gjethet sythat e rij
as lulet e zverdhura që m’i dhuroi pranvera
prej lotëve të këtij qielli që rigojnë mbi mua

Dëbomë tash prej asaj blertësie që më mban
prej asaj dhome ku i vetmi peng jam unë
ndryshe nuk mund të dal t’i prekë shtigjet majat

Më shumë se ç’të dhashë tjetër gjë më s’kam
përveç krojeve të pashterrshme të zemrës
e këtë ditë që nuk nis as mbaron pa ty

Më shpërgjumë nga kjo botë e errur larg tretmë
prej asaj qiellnaje që mban në vete hiçmë
e lermë sall aty ku ëndërrova tërë një jetë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s