Poezi nga Vaso Papaj

Poezi nga Vaso Papaj

 

Zbres…

Zbres nga qafë e Llogorasë
Me malin rrotulluar.
Më dukej sikur atje lartë
Vet Zotin kam qafuar.

Ika Zot, nuk dua frone,
Po zbres poshtë në det.
S’dua të jem një Al Kapone,
Jam vetëm poet.

Dua det, ta çaj me krahë
E mbi rërë të zhgërryhem.
Atje lartë ka vetëm gjah,
Gjahun kam urryer.

Ah, moj rruga dredhë-shkreta,
Lavire me naze.
Një here zbrita, zbritur mbeta,
S’doja kamikaze.

Zot, ti zemër më ke falur,
Shpirtit m’i dhe paqe.
Rrugës tënde s’kam të ndalur,
Pa lëpirë një faqe.

 

Në djall vafshi!

Rreze drite në pasqyrë,
Nuk ngjasoj me atë që shkoi:
Më i plakur, më i fryrë,
Por më i pasuri nga soj.
E vërtetë e hidhur kjo
E poetit të vonuar.
Të qëllon dhe ja, provo,
Nga vetja të jesh lehtësuar.
Isha një nga ata që s’bije,
Ëndërrimtar, agim me vesë,
Që kërkonin dritë në hije,
Mendja kurrë të mos u vdes.
Dhe përherë mbetur në këmbë,
S’i donin vështrimet bosh.
U përgjigjeshin ndër dhëmbë:
“Në djall vafshi! Gjë s’na josh.”

Ngjizjet shpesh janë dhe të këqija,
Janë si gropat me gjarpërinj.
Mbërritur vonë, të zë pleqëria
Dhe dështmet shpesh të mpijnë.
Ndaj më thonin shokë e miq:
“Mos limo vargje të mjera.
Këmbëngul, mos u tërhiq,
S’ka poeti armë të tjera.”
Dhe i ruhesha së keqes.
Vjen e keqja kot së koti.
Si poet i thoja vetes:
Në djall vafsh, në s’je i zoti.

Shpesh tërë gaz, i çensuruar,
Sikur shigjetoj pushtetet.
Veç në vargje kam tentuar,
Dashuri pafund të mbetet.
Në një botë prej dimërakësh,
Vargu mbase sjell pranverën.
Ajo sjell funde dështakësh
Dhe poetin deh me erën.
Ndaj nuk gjendem qoftë një ditë,
N’asnjë rresht nëpër gazeta
Faqet i kanë zënë orgjitë.
Vallë të jenë gjithë të vërteta?!
Por kronika e zezë ka zbritur,
Ndaj i urtë prita sa prita,
Botës për t’i ulëritur:
“Në djall vafsh, moj, me të gjitha!”

Nuk dorëhiqem. Jam poet.
S’jam profet i kësaj bote.
Desha t’jua mësoj këtë jetë,
Nga përvoja, mote e mote.
Ndaj do të ec mes fishkëllimash,
T’u çliroj nga vetja ime,
Fundja ky është një trill trimash.
Ëndërrim mbi ëndërime,
Jam një i çmendur që bërtet,
Dashurinë kërkon të lidhë.
“Mjaft më , mjaft, se ndihem keq!
Në djall vafshi që të gjithë!”

Po ç’të bëj?! Nuk jam një tjetër.
S’kam ndryshuar që i mitur.
Shpirtin kam mik më të vjetër,
Se kjo maskë që po mbaj ngjitur.
Si armiq e miq t’ju kem,
Me dëshpërimin që s’e shqita,
Nuk do t’mundem kurrë t’ju them
“Në djall vafshi me të gjitha!”

 

Kisha brenda vetes

Kisha brenda vetes një muzikë të vdekur.
Muzikë të dremitur… ëndërr, poezi.
Ndoshta mund të ishte dhe shaka e thekur…
Se i ngjante diellit në një kohë me shi…

Kisha brenda vetes një muzikë të vdekur.
E mora me ajrin, kur atë e ngrinë.
Desh ngriu dhe mua, prapa më ka ndjekur.
Por më mbeti zemra, më ngjalli besim.

Kisha brenda vetes muzikë të përndjekur.
Zemra i dha ritmin, i dha ngrohtësinë.
Kapur jele kali, i gjallë dhe i vdekur,
Në rrugëtim pafund, të puthja lirinë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s