Bashkimi Europian në Syrin e të Rinjve Shqiptar / Nga: Fabion Aliaj Gjimnazi “Kutbi Vruzhaj”, Fier

Bashkimi Europian në Syrin e të Rinjve Shqiptar

Nga: Fabion Aliaj
Gjimnazi “Kutbi Vruzhaj”, Fier

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qënë dhe mbetet një nga “testet” më të vështira që ende nuk e kemi kaluar. Të gjithë janë të vetëdijshëm që nëse hyjmë në këtë shtëpi të madhe, do kemi përpara duarve një shportë të mbushur me shumë të mira dhe përfitime të ndryshme. Do kemi një standart jetese njëlloj si shtetet e tjera dhe do jemi të fortë ekonomikisht dhe politikisht. Por, a mos mbetet vallë kjo thjesht një ëndërr për ne?
Të rinjtë janë ata tek të cilët shpreson populli dhe shteti. Janë e ardhmja e këtij e vendi. Shpresa dhe forca e saj. Por si e shohin të rinjtë shqiptarë Bashkimin Europian? Ka vështrime të llojeve të ndryshme dhe deri tek ato më të çuditshmet. Kohët e fundit kemi dëgjuar dhe parë nëpër media, lëvizje të ndryshme të të rinjve. Para pak muajsh pamë lëvizjen studentëve për taksën e shkollimit. Teksa degjoja fjalimet e tyre veshin ma vrau shumë herë kjo thënie ose parullë të cilën studentët e thonin pa pushim: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” . Jam shumë dakort me këtë thënie, por ama a duan vallë këtë gjë me shpirt? Apo thjesht duan që të duken nëpër televizione, sepse u cënua një interes I tyre? Ose janë të ndikuar politikisht në zgjedhjet e tyre? Unë personalisht si gjimnazist që jam nuk më duket se ata duan vërtet të integrohen në Bashkimin Europian.

Mendoj që të dyja palët kanë faj. Si shteti ashtu edhe të rinjtë. Do mendoni, mirë shteti po të rinjtë pse kanë faj? Çfarë mund të presi ky vend nga të rinj që shkojnë në universitet ose gjimnaz thjesht sa për mos lënë godinat bosh. Çfarë mund të presim nga të rinjtë që kalojnë tërë ditën duke ndenjur në kafe apo duke tymosur ndonjë cigare në qoshet e rrugëve. Çfarë mund të presim nga këta? Për mendimin asgjë! Nuk përjashtoj faktin që ka të rinj që janë mjaft të integruar në shoqëri dhe jetën sociale dhe se duan më shumë se kushdo tjetër që vendi I tyre të hyjë në BE. Me shumë vendosmëri i kërkojnë të rinjtë të drejtat e tyre, por harrojnë që para se të kërkojnë duhet të japin më përpara. Është njëlloj si të shkosh në shkollë pa mësuar dhe më pas të kërkosh notë. Është thjesht absurde për mua! Sytë dhe mendja e këtyre të rinjve duket sikur janë mbuluar nga një perde e zezë. Nuk shohin për të ecur përpara, por thjesht të bëjnë ca hapa të rëndomtë mbrapa pa kthim.

Teknologjia dhe komunikacioni sa vjen e zhvillohet më tepër. Nuk jam kundra kësaj gjëje, por krah anëve pozitive ajo ka sjellë dhe mjaft anë negative tek rinia shqiptare dhe jo vetëm. Mua nuk më kanë zënë sytë më një të ri që të ulet dhe të lexojë një libër. Të pasurohet dhe zhvillohet më shumë. Jo kjo nuk ndodh më dhe s’besoj të ndodhë ndonjëherë. Kudo që kaloj, nëpër parqe, kafe, pedonale, stola relaksi, tek të rinjtë mund të mungojë çdo gjë por jo një “smartphone” i viteve të fundit. Madje atyre mund tu mungojë edhe “truri”. Janë kthyer në skllevër të kësaj teknologjie vrastare. “Facebook, “Mesenger”, WhatsApp “, Instagram” janë bërë pronarët e tyre dhe bëjnë që këta të rinj në humnerën e virtualitetit. Çfarë mund të presim nga këta të rinj që nuk hapin një libër dhe të mësojnë diçka më shumë. Nuk pritet asgje përveçse injorancë e shfrenuar…

Vitet e fundit, Shqipëria duket sikur po “plaket” nga aspekti i popullsisë. Shumë të rinj po largohen drejt vendeve europiane për një jetesë më të mirë. Ankohen se vendi ynë nuk vlen më dhe se nuk kanë pse të jetojnë këtu. Janë pesimist 100 % ! Por a mos po harrojnë vallë se janë vetë shkaku i gjithë kësaj. Është bërë si bukë e djathë lajmi që të gjithë infermierët e rinj duan të shkojnë në Gjermani. Pse duhet të shkojnë ti shërbejnë një poppulli tjetër kur mund të kujdesen për popullin e tyre. Kjo ndikon negativisht tek ne, sepse duke mos pasur infermiera vdekshmëria do të rritet dhe numri i popullsisë do të ulet. Që këtu duket se sa e duan të rinjtë vendin e tyre. E duan aq shumë sa janë të gatshëm ta braktisin menjëherë sapo tu jepet shansi.

Mentaliteti është ai që ndikon më shumë në këto ç’ështje. Të gjithë janë të mendimit se duhet të shkojmë atje ka para. Por harrojnë që paraja nuk blen gjithçka. Unë mendoj se edhe nëse punon fort dhe me dëshirë mund të fitojmë shumë më shumë se sa ato copa fletash që po shkatërrojnë botën dita-ditës.

Mendoj se integrimi I Shqipërisë në BE tek sytë e të rinjve nuk është askund. Ata nuk duan tia dinë fare. Dita ditës po largohen dhe e braktisin vendin e tyre. Nëse të rinjtë do të kenë synime për të hyrë në BE, ata do të kenë shumë perfitime. Do jenë të lirë të shkojnë ku të duan dhe pa pengesa. Do dalin nga guacka dhe do integrohen në shoqërinë europiane me të rinj europinë.Nëse duam që vendi ynë të integrohet në Bashkimin Europian duhet që shteti të ndjekë politika të ndryshme tek të rinjtë dhe të fokusohet tek ata,nga ana tjetër edhe rinia jonë duke përfshirë edhe veten këtu duhet të ndërgjegjësohemi dhe të punojmë fort për vendin tonë,sepse nuk na mungon asgjë.Sic ka thënë edhe shkrimtari i njohur i.Kadare në thënien e tij: “ Njeriu ka nevojë në jetë për një filxhan shkencë,për një shishe mendim dhe për një oqean mendim”. ..

“Mbështetur nga Universiteti Qiriazi”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s