O sole mio (Motiv arbëresh) / Poezi nga Namik Selmani

Poezi nga Namik Selmani

 

O sole mio
Motiv arbëresh

O diellim im
Që më prushon brenda vetes ditëve dhe netëve
Mos m’u bëj, bre, kandil dritëmekët në pragun e lashtë
Mos u bëj qiri që shuhet nga era e butë e degëve
Mos u bëj si kashta që digjet menjëherë në mullar.

O dielli im
Më jep violina, kitara në rrugëza ku djeltë e vazhazt lozin
Mos më bëj Odise Itake që thinjet në vite nga pritja.
Në brigje Mesdheu më jep një dafine, një ulli e degë limoni
T’ia vë zogut që brenda vetes i dëgjohet çukitja.

O dielli im
Zgjomi ullinjtë në Maki, Kozencë me serenatën mbrëmësore.
Ta gdhij agimin me valle pranë trëndafilit a amforës me verë .
Mos më mëkato kur të eci si kalorës me djersën pikëlore
Më jep një tufë borziloku ta vë në flokët me vesë .

O dielli im
Ma bëj vargun këmbanë që tringëllin në gëzime e dasma
Ma bëj lutje të shenjtë në buzë kur emrin ia vë foshnjës!
Me grushta rrezesh si mollë do shkoj në udhët e largëta
Si kryekrushk ilir që vjen nga amfiteatrot e lashtë të botës.

O dielli im
Zgjimi kangjelat arbëreshe si bari që çan palcën e gurit
Kërkoje De Radën e Seremben ta rrufisim një kafe në breg!
Me shkronjëshqipen të ndez fenerët e
këngës së Flamurit
Mes vajzave si zana moderne vargun ta bëjmë bedenë e buqetë .

O sole mio! O dielli im
Bëmë rreze të pashuar
Nga agimi në agim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s