Poezi nga Ermentila Guci
Ndodh…
Ndodh ndonjëherë që gjithçka është si një re,
pastaj si një ëndërr, ku zemra t’ ketë melodi…
Ndodh që gjërat shfaqen
si një mirazh,
prekin shpirtin si një fllad pranveror.
Ndodh t’ udhëtojmë pa kohë , ku liria dhe dashuria janë nyja e shpirtit!