Poezi nga Erenestina Gjergji Halili

Poezi nga Erenestina Gjergji Halili

 

N’odë tande!

E hap derën tande, mendu se po fjèn,
puth erën tande t’mbetun, si vesa n’gem,
ruej derërândën qi s’luen, mendue se vjen,
herë ândrra bahet zhgjandërr, mandej rren.

Çdo ditë, falë drita, n’erë tande, ndal frymën,
ti rrin gjì agut, m’ndezë flakën, m’ul gunën,
ndoshta qeshesh n’hoka, mâ i miri çardak,
Të thirrun janë shumë, të zgjedhun janë pak.

 

Floçka

Kur dit’s i vjen me fjétë, nata traméndse,
ornisë hyllzat…

Del vasha gjíbardhë shoqnue n’zana,
gjí pllaj’s si mzát,
i lshon njáta flokë, t’derdhun bojëhânet,
si hâna gërgat,
ujit hín nân gunë, etun epsh e mall,
për trim, qi s’ká ngát.

Zanat e malit, ruejnë floçkën,
rreth ujit pa lagë…

Lagun zâ-zana, shpuprron ujt’
e trimit qí s’ká ngat.

Hâna përmbí yllza, n’tis e mblon gjíbardhën
si me kenë aj,
kurm i bardhë i floçkës n’ujt e epshun t’malit,
epet n’huti…

N’dashní t’lqenit mbet’ floçka,
n’shéj t’tij…

N’kohna endet trimi,
m’e rrokë gjíbardhën n’gjí…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s