Poezi nga Fatbardha Sulaj
Larg bulevardeve
mendimi bie në trinitri
dhe driton errësirat tona
blumesnatave.
Larg bulevardeve,
kafeneve të zhurshme
Larg tymosjes në pabet modern…
Ku “i dashur” dehemi me veten
dhe përsëritim të njëjtin refren..
Mendimi bie mbi nje perlë
në kimonon e mendashtë
trëndafili
dhe ç’mendet nata
lartohen zotat
natyrisht,
nëse vjen ti…!
Aura
tani e di pse mbështillem
prej aurave
dhe ngatërrohem symbyllyr
përtej jetës të dal…
Sepse ti je aty
doganë jete…
Kupid
që më hijëzon,
pse s’ të prek
në k” të planet të marrë…
PARA LINDJES
…lagunat vesohen
para lindjes tënde diell
dhe e di që do e djegësh
deri në shkrumbim…
Kur të zgjohesh,
po, kur të zgjohesh diell
prej ankthit tim…