Poezi nga Marsela Neni Haxhimusai 

Poezi nga Marsela Neni Haxhimusai 

 

Ah…moj nanë!

Sot operova nanën.
Gati e kish humb shikimin
në synë e saj si qielli blu.
Një perde si sipar
si me dashtë me thanë
se shfaqja tash ka përfundu.

Sot operova nanën.
Sot kah shumëvjet
në salla t’ftohta
me qese t’kjarta ndër kpucë,
aroma frikën nga vdekja
ndër njer’z t’lodhun n’zgrip t’jetës.

Sot operova nanën.
Bashkë me ankthin,
e prita me lot t’lagun
dritën e hyjtë t’synit
prap me mbie n’at cop’qiell,
që botën mbart për mue.

Ah…moj nanë!Lutem për ty.

 

Xheloze jam për vdekjen tande

Erdha.
Të pashë.
Nji lule ta vuna mbi varr,
si për të lehtësue dhimbjen time,
jo tanden.
Ti… ti s’ke ma dhimbje.
Ke veç paqe.
Me vdekjen përqafuar
hedh valsin e lirisë:
i çburgosur nga mishi,
i pakufizuem prej kockave,
që gjithnji të dhimshin,
i lakuriqsuem prej leckave
që ende më fanepsen
në andrrat e mia.

Ti… ti më buzëqesh përtejposhti
si me dashtë me u tall me mue
që baj pazare me nji qyqare
për me la varrin tand t’krrymt.
Mirë ban! Ha-ha!
Qeshu! Mirë ban!
Përse rrojmë n’kët llum?!
Qeshu! Knaqu tuj qesh!
Unë tash s’po qeshem ma.
Xheloze jam për vdekjen tande.

 

Natë e bardhë

Natë e bardhë
Si thinja pleqërishte
Qëmton shi.
Natë!
Mbi floknajë,
Mbi ndjesi,
Mbi varg.
Natë kujtimesh të grisura.
Natë terri,
Më e zezë se ferri,
Më e bardhë se parajsa.
Gjerbon shi,
N’at strehëz brenda meje
Ku të fsheha ty.
Gjerbon mall!
Gjysmë e lagur përfytyrimesh
Nga një mall që djeg si zjarr
Malli im i bardhë, si perlë e rrallë,
Heshtjen lut pa fjalë:
Ah sikur, shiu i majit veç pak të të ngjajë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s