Poezi nga Hysen Këqiku 

Poezi nga Hysen Këqiku 

 

ÇILE GURË GOJËN

Guri nuk vehet më
në kantar peshe
Ai është matufosur
E ka mundur memecëria

Lute me peshën e dhimbjes
Çile gurë gojën

Heshtja i është bërë
psherëtimë grimcimi
Në nënstrehën e thatësisë

Shtrëngoja dorën
Mos i bën bisht

Gurët që rrokullisen
Tatëpjetë
Nuk cilësohen më me peshë
Peshojnë ata që mbesin
Të palëkundur në vend të vet.

Guri gur
Bën murë
Nuk është për shaka
Me të bëhet
Edhe kala

Rapsodi e di këtë
I çmendur mbetet në rrokullisje…

NË PESHOJË KANTARI

Boça e kantarit
nuk e peshon dhimbjen
Tek sorollatet
Vreshtave të përcëlluara

Edhe fresku e ka humbur kuptimin
Në bisht të laraskës
Si shtriga në fshisën
magjike
ngec

Kaliron mbi re mendjemadhësia
E urtaku në gjumë
Nuk e di nëse ëndërron
Apo heshtjen ndjell

Le të kënaqen
Për kobzezën
Ajo mprehë dhëmbët
Për vazhdim grimcimash

Në tonin rrasht
Inondata me diademë[1]
mbshtjellur

Na vjen duke çaluar
Për të na u përshtatur
Në çalamaninë tonë.

 

TË KAM EDHE KËTU

Lulemesha më mbeti peng
Me aq kujtime të fshehura
brenda petaleve
të brishta

Tek më ngjitesh shkallëve
të mbamendjeve
flakë e zjarr
kudo

Shpërndarë hullive
pentagram pa nota
gëlim loti
ndjesi

Lulemesh tek rritesh
të shoh e të ndjejë
prore rritesh
në varg

Jam edhe atje
Të kam edhe këtu
Bashkë me muzën
Që ma kujton

 

DHIMBSHËM

Më ka mbërthyer etja
duke pritur një rigë shi
në serrnishtën
e djegur

Më ka mbërthyer diçka
tek e ndjejë në shqisa
lodhur e stërlodhur
vetë

Shikimi shigjeton atje
ku perendon e nuk lind
deri as nesër
në ag

E rëndë më vjen pesha
tek më kërrus lodhshëm
në vegim tretur
diku përtej

Çka ti them mikut
dikë pyes parreshtur
tek më injoron dhimbshëm
_____________
[1] Inondata- vërshimë,
diademë-kurorë mbretërore e zbukuruar me gurë të çmueshëm

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s