Poezi nga Adem Zaplluzha / Shkëputur nga libri “Enigmat e kashelashave”

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

TRADHTIA

Gjuhët e gjarpinjtë të flakëve
Po i lëpin imazhet e memories
Varur në portat e shtëpisë
Valëviten si kujtesa flamujt e grisur

Pa nisur përfundoi beteja
Gjuha e mprehtë e thikës
Depërtoi thellë deri në asht
Nga sytë e njeriut pikoi palca e humbjes

Larg nesh dhe atdheut të gjunjëzuar
U dëgjuam hingëllimat e trishtë të kuajve
Arena e përgjakur gjakoste dhembje
Sërish një hije morbide zgërdhihej në heshtje.

 

I SHIHJA NË PRANGA DRURËT LAKURIQ

Për këtë shkëmb të stralltë
Do të përplasem si dallgët e detit
Do thyhem si anijet e fundosura
Ç’më ka mbetur tjetër
Çfarë të bëjë pa atdheun tim

Si fëmijë i morra në sy rrugët e dynjasë
Në bishtin e çdo lopate
E lashë peng lëkurën time
Pashë më pashë i rashë metropoleve
Në fund tunelet s’kishin dritë

Dikush më donte si njeri
E dikujt tjetër i dhimbsesha
Për ta zënë ditën të mos ikte
Mëngjeseve herët
Zgjohesha nën urat e përgjumura

Dhe asnjëherë s’mendova për fundin tim
Mbase as që kam ditur të mendoj
Sa herë që qëndroja
E shihja atdheun në pranga
I shihja të lidhur për druri drurët lakuriq.

 

MES DYMBËDHJETË LUGËVE

Në një libër të pluhurosur
Lexova për tryezën e turpit
Mes dymbëdhjetë lugëve
Ende vallëzon një lugë e thyer

Njëmbëdhjetë gota të mbushura
Me zbrazëtin e gotës dymbëdhjetë
Nga e cila me shekuj
Njerëzimi po e pinë gllënjkën e turpit

Ti sot nuk më shikove në sy
I tha një gotë – gotës së zbrazët
Që nga ajo ditë
S’pushoi vallja e trishtë e fshehjes së syve

 

PASKAN HESHTUR EDHE KAMBANAT

Këtu s’paska mbetur më asgjë
Paskan ikur edhe zogjtë
Mbase ky shkretim
Po e përjeton shijen e fundit të pikëllimit

Ja tek sa fluturoi edhe lejleku i verdhë
Fluturoi nga çatia e rrënuar
As dry s’paska nëpër dyer
Mbase s’ka arsye përse të mbyllen

Nëpër rrugët e boshatisura
Dëgjoj lehjet e dyshuara të qenve
Lehin edhe qepenat e vjetër
Qyteti i kalldrëmtë fundoset në heshtje

Shih të lutem
Paskan heshtur edhe kambanat
Shtëpitë e bardha nga kjo perspektivë
Duken si delet e sëmura në lëndinë

Këtu s’paska mbetur asgjë më
Përpos gazetave të vjetra
Që mbulojnë turpin e rrugëve
Me të vërtetë s’paska mbetur asgjë

Shkëputur nga libri “Enigmat e kashelashave”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s