Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

…i thojnë SHQIPTAR

I vogël komb është, ballkanin sundon,
lashtësi që kujton gadishullin,
me kësulë, pagëzuar plis
unikat në botë është,
armatosur me fjalën e dhënë Besa,
tipar të kreshnikëve shqiptarë,
po,
që nga mesjeta këndojnë rapsodët,
këngë epike për lavdi të heronjëve,
ILIR i thojnë, trashëgimi ka burrërin,
nga i Madhi dhuruar zgjuarësinë,
trimërinë mileniumësh posedon,
netëve të gjata dimri, ngricat kur trokasin,
ofron dorën, mirësi uron.
*
Pellazgu,
thjeshtë njeri është, në bujari i gdhendur,
tipare të fisnikërisë frymëzon,
prej shajaku me xhamadan të qëndisur,
sandalet e lëkurës me gjalma leshi,
në brez qëndron i mprehtë jatagani,
*
Ai,
kur zbret alpeve, tej maleve lahuta dëgjohet,
shpatull-gjërë, fjalëpak i vendosur,
është malësori kurrë i nënshtruar,
denbabaden kryengritës shqiptar,
me gjuhë të veçantë, doke – zakone shekujsh,
paqen përqafon, armikut PO, kurrë nuk i thotë…..

 

MAGNAT

Në bibliotekë pashë vlerën e palëkundur
dritëzonte nën dritën e shkronjave
shtatin kishte hedhur
mburojë që qëndiste raftet e vargjeve.
*
Endja korridoreve të librarisë
rilindasit, botërorët, thesar që fton
në vijën e parë të frontit të letërisë
qëndrojnë emrat e shkrimtarëve shqipnjë.
*
Nën flamurin dyngjyrësh mbishkrimi i gdhendur në art
janë moderuarit e tridhjetë e gjashtë shkronjave
autorët, gdhendësit e bukurisë, artistët e poezisë, shqiptarët
pa bujë, pompozitet hyrën në arenën lavdisë së poetëve.

 

MË MBULON HESHTJA 

….më pasuron i vetmuar nuk ndihem
në botën time të thjeshtë
qetësia fisnikëron shpirtin tim
mirësinë, begatin, dashuri gjej
kur heshtja më shoqëron, sundon qenien tim
për fjalë nevojë nuk kam
as për thesar i etur nuk jam.
*
sot
gëzohem ditës, dhuntisë, dashurisë
etjen shuaj me tinguj të muzikës Pink Floyd
vargjet ushqejnë ndjenjat
ndiej
në këtë gjendje shkronjat lirohen nga prangat
mbase
nga prangat e sistemit të dyfytyrësisë
në pritje jam
notat e zemrës të zbresin nga i kaltërti qiell
në këtë oazë
flakta dëshirë të shoqërohem me pikat e kuqe të verës
të takohem me pasurinë, pastërtinë e ndërgjegjes
sa shumë do doja
jetë të qenies njeri, unë, ti, ne, mëtojmë të jetojmë sot ….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s