Kalendari poetik: Oodgeroo Noonuccal (1920-1993) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Oodgeroo Noonuccal

Kalendari poetik: Oodgeroo Noonuccal (1920-1993)

Sot më 3 nëntor është data e lindjes së Oodgeroo Noonuccal. Deri në vitin 1988 njihej me emrin Kath Walker, ishte poete, artiste dhe veprimtare australiane për të drejtat e aborigjenëve në Australi. Personalitet i shquar në historinë kulturore të Australisë në shekullin XX. E para nga popullsia vendase, apo si quhen aborigjenë, që pati botuar një përmbledhje me poezi në vitin 1964. Ja një poezi në 99 vjetorin e lindjes së saj:

RACIZËM

Të përndjekur në udhët e jetës
Mendjet e shqetësuara të zezakëve
Klithin për shpëtim
Prej racistëve të bardhë
Të mykur që mbajnë lidhur
pavarësinë e zezakëve.

Hani sytë! Racistë të bardhë!
Edhe të zijtë mund të jenë racistë.
Sikur një luftë të shpërthejë
Racistët vdekjen do të gjejnë.

Ngjyra e lëkurës, dhuratë e natyrës
Për njerëzimin
Tani është kocka për të cilën grinden
Dhe urrejtja bardhë e zi
qëndron mbi kufomën e kalbëzuar
Të atij që dikur ishte njeri.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s