James Montgomery
Kalendari poetik: James Montgomery (1771-1854)
Poet dhe botues skocez, u lind më 4 nëntor, është autori i hymnit kombtar të Skocisë. Sjell këtë poezi prej tij:
RRUFE NË MESNATË
Rrufe në mesnatë! – u bë ditë
Që të verbërit i solli sytë
Dhe pastaj terri dhjetfish u shtua;
Pastaj një bubullimë na shkundi;
Vesh i shurdhit papritmas u zgjua
Më pas, si në varr të thellë humbi:
Një engjëll mbi shtratin tim kaloi,
U ra burive dhe fluturoi.
Jeta njësoj: çfaqemi aty,
Në tok’e qiell hedhim një sy
Veç një çast është, pastaj ka shkuar!
Shpres’ e famës poetin mashtron,
Këndon ca kohë dhe pastaj shkon,
Një emër mbetet, për t’u harruar,
Jeta:
Veç sa një shkrepëtimë rrufeje;
Fama:
Bubullimë lëvdatash pasvdekje.
© shqipëroi Maksim Rakipaj