SKLLAVE E MUZËS / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
SKLLAVE E MUZËS
 
Të mbetesh skllave e muzës
dhe “Uni” i parimit të mundit, si kurtizaane hanit,
bindëse e dyshimit të soditjeve për kë ndjell vullkanin e së pavërtetës
do të thotë nervin të zhveshësh të tërin, si heroi me gavet e gjalmin qepur pulsit, pa grada mbi sup.
 
Të gjithë përshëndesim me një dorë.
Tjetrën s’ lemë të na shkojë dëm.
Mes peshqve të akuariumit,
më të besuarin mbajmë mend, e nervin qepur dhëmbur që çorienton çdo njërën ëmbëlsi mbi sofër .
 
Po dhe zgjyrën vënë mbi eksperiencë,
si fjalët e dhunshme që në muzë përkëmb
rrokjet ja zbërthejë, po jo kuturu; këtu mishrat shtruar në gjoks cifla gjaku ngjeshin e premtojnë sekretin ta nxjerrë.
 
Ngre dorën të dal vullnetare,
që në shënd e verë t’ më qësëndisë behare.
e prapë bukurinë s’j a shpenzoj të gjithëve
si në martesën pa manikyr atë fund Gusht.
 
Ideja të gëlltisja ortek me pluhur, s’ më ka pëlqyer kurrë…,
kur pas darke…
…mbi qelq më ndalon dritë e kaltër.
Jam nusja që kalëron mbi brigje
vellon farfurimë drite.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s