Kalendari poetik: Ella Wheeler Wilcox (1850-1919) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ella Wheeler Wilcox

Kalendari poetik: Ella Wheeler Wilcox (1850-1919)

Shkrimtarja dhe poetja amerikane Ella Wheeler, (Wilcox mbiemri pas martese), u lind më 5 nëntor 1850, në një familje fermerësh në Wisconsin, prindët e saj, dashamirës të kulturës, i nxitnin fëmijët të lexonin qysh në fëmini. Poemën e saj të parë e botoi në vitin 1883. Ndrroi jetë 100 vite më parë, më 30 tetor 1919. Ja një shqipërim prej saj:

MËSHIRA

Është një fantazmë, quhet mëshirë,
Të gjithë hijen ia kanë njohur,
Fytyrëmbël, njerëzit e njohin mirë,
Çehre e përvuajtur, syt’ e njomur.

Askush s’do ta kërkonte, por shpejt ngjisin,
Menjëherë, njihen dhe tokin duart
Bashkë dalin, lart e poshtë shëtisin,
Rrugës që më mirë të qe harruar.

Më përcolli te një derë, e hapi,
Më grishi të hy, u përgjigja ”Jo!
Me mikun tim trim do të vazhdoj, me Fatin;

S’kam lotë të tepërt të derdh, as kohë,
Fuqitë mbledh për ku shpresoj të ngjitem,
S’je mik për shpirtin që rreket të rritet.”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s