SHQIPTARËT NË KËRKIM TË ZOTIT / Nga: Mihal Gjergji

SHQIPTARËT NË KËRKIM TË ZOTIT

 

Nga: Mihal Gjergji

Shqiptarët kanë humbur fuqinë, sepse janë ndarë e përçarë, janë shkëputur nga dheu i tyre. Enden nëpër botë. Kështu ndodhi me Anteun. Shqiptarët kanë humbur udhën, sepse kanë humbur arsyen. Brendia është zbrazur. Shkëlqimi i botës së jashtëme i josh drejt marrëzisë. Shqiptarët kanë humbur shpresën, sepse fatet e tyre ua kanë besuar vrasësve të gëzimit njerëzor. Atje ku mungon liria mungon dhe jeta. Kanë harruar të buzëqeshin, sepse ndjehen zemërplasur. Virtytet tona u tretën si vesa nën rrezet e diellit. Kanë barktisur dashurinë dhe brumin në magje, sepse ndërtojnë arkivolë me drurin e djepit. Gurra që ushqente besimin ka shteruar. Kanë braktisur Zotin dhe janë në kërkim të tij. E kërkojnë Krishtin në Vatikan, në Moskë, në Beograd e Athinë. Harrojnë se pranimin e kësaj feje dhe zyrtarizimin e saj e bëri Perandori Kostandin, djali i një princi dardan, gjaku ynë. Në të njëjtën zyrë qendronin filozofi pagan dhe prifti. Harrojnë emërat e papëve dhe kardinalëve shqiptarë. S’kanë faj. Himnin e Krishtërimit e shkroi Niketë Dardani. Pse vallë? Sepse Krishti fliste shqip! Shqiptarët kanë mbetur si trupi pa kokë, sepse përbaltin altarin e ndritur të atdhetarisë dhe ngrejnë tradhëtinë në piedestal, idhujt e rremë. Shqiptarët vrapojnë drejt vendeve myslimane. Në Siri, shumë prej tyre u bashkuan me luftëtarë të xhihadit, tok me ta dhe femra (!). Nuk di ç’flamur u printe në beteja. Dhe çfarë kërkojnë. Mësyjnë drejt Turqisë dhe harrojnë se; pashallarët, sadrazemët dhe vezirët shqiptarë kanë udhëhequr fushatat ushtarake të sulltanëve për të ngritur flamurin e profetin Muhamet, pesë shekuj me radhë. Shpërblimi që morën ishin masakrat osmane mbi shqiptarët dhe trojet e tyre. Hapni sytë dhe kërkoni diturinë mes të urtëve. Mos besoni verbërisht. Ktheni fytyrën andej nga vjen drita. Hiqni dorën nga brezi ku mbani armën dhe vendoseni në zemër. Binduni pra, Zoti flet shqip! Mbilleni dashurinë atje ku shkelni dhe brenda vetes tuaj; në buzë, në zemra, në sy. Feja e ka mbjellë farën e saj me kujdes, dhe ende vazhdon. Hija e xhamive zgjatet e zgjatet për të mbuluar sa më shumë teritore. Xhami, por jo shkolla. Kisha, por jo bibloteka dhe qendra kulture. Shpenzohen miliona dollarë, çdo vit. Po mirë, pse duhet të vijnë priftërinjtë nga Athina, hoxhallarët nga Stambolli apo Riadi? Ne duhet të kemi shkollat tona për teologjinë, të ushqejnë traditën shqiptare, të predikojë paqen dhe vëllazërinë, atë që kërkonin Rilindasit mendjendritur. Kemi të drejtën qiellore dhe tokësore për ta realizuar këtë. Në shtëpitë tona edhe Muhameti duhet të flasë shqip, ashtu si Krishti, sepse këtë gjuhë hyjnore flisnin perënditë, gjuhën tonë që na ndaluan ta shkruanim, jo gjuhën arabe, as turke. Jemi evropianë dhe kemi paguar jetë njerëzore më shumë se çdo popull. Shkodra dhe rrethinat e saj kanë bërë përjekje serioze për të krijuar pak a shumë modelin shqiptar të katoliçizmit. Shumë djem janë arsimuar në shkollën e Jezuitëve. Vatikani është shtet brenda shtetit. Papati ka pasuri dhe prona pa fund, toka bujqësore në të cilat mbillen vreshta dhe perime. Duhet të ushqehen murgeshat, priftërinjtë e duan verën si gjaku i profetit të tyre. Po ata e kanë të ndaluar martesën. Atëherë ku do i shkarkojnë energjitë? Murgeshat mbeten shtatzana dhe detyrohen të abortojnë. Krijesat e gjora groposen në baltën e ftohtë pa e parë dritën e diellit. Dhe kjo histori vazhdon prej shekujsh, ndërsa vonë janë dënuar (me fjalë) edhe nga Papa. Vetëm kaq, sepse turmat janë memece. Shikoni sa rëndësi kanë modelet tona të vlerave. Nuk ndodhet rastësisht në vendin tonë Selia Qendrore e Bektashizmit. Ishte Naim Frashëri ideatori i modelit shqiptar të këtij sekti. Lexoni “Qerbelaja” për të njohur Abaz Aliun, kush është në të vërtetë dhe ç’përfaqëson. Të krijojmë atëherë edhe Islamin shqiptar mbështetur te Kurani, edhe ortodoksinë shqiptare mbështetur te Bibla, pa harruar programin e Kishës Autoqefale themeluar nga Peshkop Noli. Në Shqipëri drejtuesit e kulteve i sygjeron e vendos politika, sikur politikbërësit të ishin të dërguarit e Zotit. Si të mos mjaftonin pesë shekuj robërie nën Perandorinë Osmane, ende e kthejmë kokën drejt batakut. Ne gjëndemi mes Orientit dhe Oksidentit, gjeografikisht, por jemi evropianë dhe kështu duhet të ndjehemi. Çfarë lidhje kemi ne me vendet arabe? Mësojeni se ç’ndodh në Algjeri, Afganistan, Irak, në Siri, Kurdistan dhe gjetiu. S’është nevoja të pishë gjithë fuçinë, mjafton një gotë për të provuar shijen e lëngut. Shkrimtari A. Rahim, përshkruan vrasjen makabre të një poeteje afgane nga bashkëshorti i saj. Studiuesit i krahasojnë afganët (por jo vetëm ata) me gjarpërinjtë kobra. Rrezikshmëria e tyre s’mund të përshkruhet ndryshe. Qëndrestarë, hakmarrës, armiqësorë me njeri –tjetrin dhe çdo të huaj, të pabindur. Është rrëfimi drithërues i poetes që hedh dritë mbi të vërtetat tronditëse; mënyrën e jetesës, ushqimin, stërvitja me armë, rritja e fëmijëve jetimë nga meshkuj të tjerë, për ti përdorur pastaj si kamikazë, trajtimi i grave si sende argëtimi. Ky barbar me të cilin u dashurua poetje ezmere, i futej mes shalëve, e pallonte si dem, dhe kur mbaronte punë fillonte rrahjen e saj. Çdo natë. Nëse natën e martesës s’do derdhej gjaku i virgjërisë, vrasja ishte e sigurt. (Kujtoni traditën shqiptare dhe fishekun në pajën e nuses!). Burrat krehohen me gjakun; e plumbave që derdhin mbi kundërshtarin, e shpatave në duele, e nuses në shtratin bashkëshortor, madje edhe nga synetllëku i djemve sipas traditës orientale. Ajo që e trembte më shumë poeten ishte shtatzania. Duhet të ngelej shtatzanë sa më shpejt, ndryshe konsiderohej sterile dhe flakej në rrugë. A mund të quhet dashuri kjo që përshkruaj? Kjo është pasqyra ku shihet një familje që përdhos besimin dhe duket e shëmtuar. E dini pse? Sepse Islami është kundër dhunës, kundër vrasjeve, përdhunimit të grave dhe skllavërimit të fëmijëve. Le të vazhdojmë me poeten, të cilën burri s’e puthi asnjëherë dhe ajo s’guxoi ta përqafonte atë shtazë me fytyrë njeriu. I erdhi në ndihmë halla e saj. “Vjehrra më kërcënonte; – ky është shansi yt i fundit…Më pas unë shkova shumë herë tek i urti Hakim deri sa rashë shtatzanë. Si nga ndonjë mrekulli! A e di, në të vërtetë, ky Hakimi nuk ishte tjetër veçse kodoshi i hallës time. Ai më çiftoi me një tip të cilit i kishin lidhur sytë…ishte i ri dhe i fortë. U takuam shumë herë. Më detyronte vjehrra. Pasi rashë shtatzanë, vjehrra shkonte gjithë kohën të takonte Hakimin për të marrë telismanë për lloj-lloj gjërash”. Poetja u shndrrua në statujë, ngriu nga dhimbja, ndryshe s’do quhej “Guri i durimit”. Kjo është pamja e dashurisë në vendet e ashtuquajtura myslimane. Vendet arabe, që kanë nxjerrë figura të ndritura dhe i kanë afruar qytetërim botës, ata që mbajnë Kuranin në çdo shtëpi, marrin avdes dhe falin rrekatet, tashmë janë shndrruar në besimtarë pa zot. Pse e them këtë? Sepse mjerimi i tanishëm ekonomik dhe kulturor i ka zhytur në çoroditje, degradimi shpirtëror i ka shtyrë drejt gjakderdhjes. Idhujt e perëndive të tyre kanibale janë ringjallur. Ndryshe, shumë ndryshe e paraqesin gjëndjen studiuesit e para 1400 viteve. Biografë të profetit Muhamet, themeluesit të Islamit në vitin 610, na sjellin detaje interesante. Edhe pse kishte përplasje mes fisit priftëror të Koroishit dhe Omajadëve, gjithmonë gjendej një mënyrë marrëveshjeje. Muhameti u martua në moshën 25 vjeçare me një vejushë rreth 15 vjeçe më të madhe. Ajo ishte tregtare e pasur dhe i duhej një mbështetje, një shoqërues për karvanin e gamileve. Mosha s’u bë pengesë, ata u dashuruan. Toka e zhuritur nën diellin përvëlues kishte nevojë për shirat e prillit. Hadija i qëndroi besnike, ndërsa ky e trajtoi me nderimin më të thellë. Sepse ishin dashuruar. Po si shprehej Muhameti sipas biografëve? “Zoti nuk mund të më jepte një grua më të mirë; kur unë isha i varfër, ajo më pasuroi; kur gjithë bota më trajtonte si gënjeshtar dhe më përndiqte, ajo më besonte dhe më ngushullonte”. Ky duhet të jetë portreti ideal i dashurisë islame, për jetën dhe njerëzit, jo kallashnikovi krahqafë, as hanxhari i varuar poshtë fotografisë së xhelatit në dhomën e çiftit bashkëshortor. Janë lodhur shkencëtarët e fizikës kuantike, teologët dhe filozofët për të gjetur Zotin. Së fundi u bindën se ai është prej një materieje të zgjedhur, është dritë inkadeshente që ndriçon mendjet dhe zemrat tuaja, shpirtit i jep forcën për të ecur para. Dorën e tij e gjeni kudo; tek prindi që ushqen familjen me dashuri, ruan nderin, pragun dhe vatrën; tek martiri që derdh gjakun për trojet e mëmëdheut; tek misionari i diturisë që digjet si pishtar; tek bamirësia dhe humanizmi që i takojmë aq rrallë.

BRENDA DHE JASHTË VETES

Qysh nga shekulli i XV-të, stratiotët shqiptarë i gjejmë në mbrojtje të Siçilisë, Napolit, Venedikut etj. Ndërkohë, mijëra arbëreshë u strehuan atje për t’i shpëtuar barbarisë osmane. U krijuan ura të fuqishme miqësie e bashkëpunimi. Eksodi masiv i shqiptarëve në vitin ’91 e vuri në provë këtë marrëdhënie. Fqinjët tanë afruan bujarinë e tyre. Tashmë, shumë vajza shqiptare janë martuar me italianët, kanë krijuar familje të shëndetshme. E njëjta gjë ndodhi me fqinjin jugor. Mijëra shqiptarë u pritën nga populli grek. Ata u afruan strehë dhe punë. Eshtrat e arvanitasve që udhëhoqën kryengritjen e Mesolongjit në vitin 1821, janë ndjerë më të qeta atje ku prehen. Grekët janë kushurinjtë tanë të largët. Lexoni Aristidh Kolën që të bindeni. Është vërtet interesante. Koha gjen një mënyrë për të kthyer borxhet historike, apo siç thotë Shekspiri, ç’të japësh do marrësh. Po le të kthehemi mbrapa në kohë, atëherë kur komunistët morën pushtetin dhe mbyllën çdo rrugë komunikimi. Dashuria u shndrrua në urrejtje. Ksenofobia dhe ksenomania si motra binjake. Atë që ndërton njera e prish tjetra. Ata që dje i quanim imperialistë, sot nderohemi nëse pranojnë të bëhen mysafirët tanë. Të vijojmë linjën logjike. Kthehemi 75 vite mbrapa. Lufta e dytë botërore ishte drejt fundit. Robërit italianë u detyruan të bëheshin pjesë e formacioneve partizane, të tjerë mbetën rrugëve pa shpresë. Mes tyre pati dhe nga ata që pranuan rolin e husmeqarit në familjet shqiptare. Në Shqipërinë e mesme, në një fshat buzë lumit Seman, dy italianë ishin strehuar nw një familje. Jo larg shtëpisë ishte pylli. Puna e tyre ishte prerja e druve dhe përgatitja e qerestesë. Bënin dhe çakma hajatësh apo suvatime me baltën e përzier me kashtë. Iknin në mëngjes herët dhe ktheheshin mbasdite. Bukën e merrnin me vete. Flinin në një plevicë, afër banesës ku jetonte pronari i tyre. Ky i fundit kishte bashkëshorten mesogrua, dy djem dhe një vajzë. Dhe italianëve ua kishte bërë të qartë; nga gruaja dhe vajza s’duhet t’i hidhnin sytë. Mirëpo ajo që është e ndaluar e josh njeriun. Është një shtysë e brendëshme që të rrëmben drejt së panjohurës. Kaluan disa muaj dhe u krijua një farë afrimiteti. Pikërisht kjo bujari lindi edhe shkëndijimet e para të një marrëdhënieje fatale mes Domenikos, njërit prej italianëve dhe vajzës së padronit të tyre. Miqësia shumë shpejt u shndrrua në marrëdhënie shpirtërore mes dy të rinjve. Më shumë sesa me fjalë merreshin vesh me shikime, me buzëqeshje, me shenja. Është gjuha e heshtur e dashurisë që thotë aq shumë. Djali i dashuruar vriste mendjen se si mund ta rrëmbente vajzën, si mund të largohej nga ky vend, me se duhet të shkonte drejt Italisë…Shoku i tij i dha një ide. Të ndërtonin një lundër me mjete rrethanore dhe të provonin. Lumi ishte afër me detin. Liria s’mund të vinte ndryshe. Sigurisht që s’ishin trima, ishin dezertorë dhe përfunduan robër. Kjo ide u pranua dhe ndërkohë filluan punën. Ishin mes pyllit dhe drurin mund ta zgjidhnin si të donin. Në vend të gozhdëve krijonin kllapa bashkuese. Çdo ditë nga një dru gjersa u afrua fundi. Lundra kishte përfunduar dhe ishte fshehur në pyll. Pritej vetëm dita e nisjes. Atë mbrëmje s’u kthyen në fshat. Vajza shkoi drejt tyre, i gjeti te kasollja. Muzgu filloi të binte dalëngadalë. Menduan se ishte moment i volitshëm. Nën petkun e natës do bëheshin të padukshëm. Morën lundrën dhe zbritën në breg. Ishte mes qershori. Lumi ishte afër dhe i cekët. Hipën të tre në mjetin lundrues dhe filluan të lëviznin drurët e përshtatur si lopata. Ndërkohë, kishte rënë në sy mungesa e vajzës. Ndërsa italianët dolën nga kasollja për të shkuar drejt detit, pikërisht atëherë babai dhe njëri nga djemtë u nisën me kuaj drejt pyllit. I pikasën menjëherë. U bënë thirrje të ndalonin, po ata vazhduan vozitjen. Njëra nga armët qëlloi mbi ta. U vra italiani shoqërues, mbetën dy të dashuruarit. Ndaluan të lemeritur dhe shkuan drejt bregut. Zbritën në tokë me këmbët që u dridheshin. Eh! I lidhën me litarë pas kuajve dhe i tërhoqën zvarrë deri te kasollja, thuajse gjysmë të vdekur. Pastaj i futën brenda, ashtu të lidhur. U mbyllën derën e kasolles. Vajza kishte shkuar dhe në kishë atë ditë. Ishte e diel. Ditë nusesh. Sofia 17 vjeçare kishte ndezur qirinj dhe kishte bërë lutje Shën Mërisë t’i realizonte ëndrrën. Dhe ajo besonte, ndryshe njerëzit s’do shkonin atje. Dy të kryqëzuarit, mes ngashërimave kërkonin ndihmën e zotit. Ndodh që dhe zoti të bëhet sehirxhi, mbase është lodhur nga lutjet tona. Vajza shpresonte te dhëmbshuria e babait, megjithëse ishte i ftohtë dhe i largët. Ai s’i puthte fëmijët, as nënën s’e përqafonte. Shpresonte te vëllai. Ishte dy vjet më i madh, por ishin rritur bashkë, kishin ndarë kafshatën e gojës, kishin fjetur në një rrogoz, kishin lozur tok dhe ishin grisur e gjakosur në të njëjtat ferra. Bashkë kishin hipur pemëve dhe kishin bredhur arave. Të gjitha hamendësimet ishin të kota. Urdhërin e kishte dhënë babai dhe e nënshkroi gjuha e flakëve. Kasollja u shkrumbua bashkë me dy të dashuruarit. Njollosja e nderit duhej shpaguar sipas traditës. Ku ishte shkruar kjo? Brenda qënies së tyre kishte hedhur rrënjë të thella dhe ishte bërë e detyrueshme për zbatim. Ndryshe si do dilnin para botës, sepse ne jetojmë për botën, apo jo? Çfarë krimi bëri ajo vajzë? Dashuria ishte krimi i vetëm i saj. S’mundi ta ndalte dot zemrën e saj të njomë. Nuk mundi. Dhe provoi flakët e ferrit. Edhe italiani i gjorë s’mundi të prehej në vendin e tij. Po të ishte vrarë në luftë, medaljonin do ja çonin nënës, edhe ndonjë letër apo amanet. Të mbetesh pa varr është nëmë. Të dashurorosh në kohë lufte është gjëmë. Sepse dikush duhet të përqafojë vdekjen për t’u lumturuar një tjetër.

“Traktat për dashurinë”

-Pjesa e dytë-

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s