Poezi nga Aida Jolla

Poezi nga Aida Jolla

 

Pa dashuri!

Si qielli që nuk rri dot pa hënën
ashtu edhe pema nuk rri dot pa gjethet e saj,
si fëmija që nuk rri dot pa nënën
është zoti që i mban pranë e kurrë s’ do ti ndaj,

Si shtëpia që nuk rri dot pa çatinë
e njeriu pa bukë e ujë nuk mund të rri,
ashtu edhe shpirti e do dashurinë
po njeriu nuk po e do më njerine,

Si dielli kur lind e perëndon
Duke na kujtuar që ka akoma shpresë,
që vjen sërish e nuk na harron,
ndërsa të gjallët harrohen ,deri në momentin që vdes,

Çdokush do vdesë nje ditë, e me vete asgjë s’do marrë
pa dashur e ndihmuar njeri-tjetrin sa të jemi gjallë.

 

TË JESH NJERI I MIRË

Sot ka ardhur ditë e vështirë
nuk mundesh dot të thuash një fjalë,
nuk e gjen lehtë një njeri të mirë,
që të thotë faliminderit apo më fal!

Vetëm të gjykojnë pa të njohur fare
pse jo edhe pa u njohur të shajnë
e blejnë dhe e shesin shpirtin me pare
të vrasin natën dhe ditën të qajnë

Sot ke frikë të hapësh zemrën
vallë nuk di kujt ti besosh
nuk po duan, as babain e nënën
e dashurinë e kanë hedhur në kosh.

Në zemrat e njerzëve ka vetëm interes
po nuk do shkencë të jesh njeri i mirë,
mjafton të duash dhe i jep tjetrit shpresë
lëre çdokënd të jetojë i lirë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s