Poezi nga Merita Çyrbja

Poezi nga Merita Çyrbja

 

Këmëzbathura

Nuk di pse të pëlqente të ecje këmbëzbathur,
ndoshta ndjeje tokën në këmbët e tua,
guriçkat që të vrisnin sikur falenderoje,
Kaprolle më je? Moj vajzë më thuaj….

I çmende të tërë, të thonin kjo është zanë,
i marrosje të gjithë me buzëqeshjen-këngë.
u dashuruan mendsh burrat edhe djemtë,
zhdukeshe pa lënë gjurmë, hënës së argjendtë .

Një natë të ndoqa pas, në tokë të rridhnin lotët,
kush të bën të qajë, do ta bëj të hajë dhenë,
shakull më ra në zemër, prandaj s’ dashuroke…
nga këmbezbathur…, ti shndërroheshe në sirenë….

 

Në detin e vjetër Medhe  

Mesdheut endet akoma, epikë e historisë së vjetër,
me anijet, mbretër, skllevër e të eturit tregtarë,
shpatarë, heshtarë, të ikurit e luftës së Trojës,
në humbëtirat nënujore shpirtrat e mbetur pa varr.

Sa inate të Poseidonit kaluan tek ty Mesdhe!,….
Ai gllabëronte historinë me vullkane e tërmete.
Në rrenojat e vjetra zbrisnin sërish udhëtarë,
nga vise të largët, me emra të rinj, të tjerë mbretër…..

Akoma sot në ato ujra të kaltra, ku nuk zbehet shpresa,
rrotullohet sërish histori e dhembshur e botës,
lan e qan, si vajtojcat trupa të pajetë prej ëndrrës,
për të zbritur bregut…, jam dhe unë bir i tokës…

 

Mbetur hidhësitë…

Qeshje e talleshe me mua dikur..
Ti s’di të jetosh…
Niste e numëronte të mirat e veta…
Cigare kur kishte pirë…
si ishte dehur një ditë,
pastaj atë pluhurin…,
provuar një çikë….
Djemve, si u bënte zili….
S’e kisha parë më…, ndër vite
Jo larg, por ca ditë…
më thirri në emër
i dhashë një kafe…
më këputi shpirt…
Askush s’ kish patur mëshirë,
as burrat e zymtë,
as lagështitë…
shtrydhur si limon…
mbetur hidhësitë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s