DIHAMË / Poezi nga Nora Halili

Poezi nga Nora Halili
 
 
DIHAMË
 
Pikërisht atëherë, kur guxon me prek andrrën,
ndien mbi supe peshën e gjykimit.
Ndien si shpirti humb, në dihamë karakteresh
e buza dridhet, tuj dasht me ndry kujen,
mos me ju dhanë shkak syve me kajt.
Bash ather kupto sa e vogel ashte Bota,
kupton se idhnia e saj s’ ka fund…
 
Kur fort në vedi mlidhesh,
dhimbjen grushto guximshëm.
Sheh karakteret, tkurren në dëshpërim.
S’ kanë za, as fuqi me të kundërshtue,
Nuk mundet me të thanë,
se andrrat janë mëkat…
 
Pikrirsht atëher, para shpirtit t’ lirë,
gjykimi rrëzohet në guj
e ti mundesh me keshë,
tuj ndigjue, tynen dihamë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s