Isaac Cohen (Israel)
Isaac Cohen është një poet, narrator, përkthyes dhe artist izraelit. Ai lindi në Birra Sheva. Nëna e tij Mazal Cohen ishte një treguese e tregimeve popullore. Ai u diplomua e u vlerësua në studimet e historisë së Universitetit Ben Gurion. Ai ka botuar Momentin e Heshtjes (1983). Ai studioi me Amos Oz, Yehuda Amichai dhe Dan Tzalka.Ai ka marrë vlerësime dhe çmime të ndryshme, duke përfshirë një përmendje të nderuar në Garën Miriam Lindberg për Paqen.
Lot im
Loti im është i bukur
si fustani i saj me njolla
duke qeshur në dritën e gjallë.
Loti ime flet
pranë perëndisë
dhe vetëm ju
Ju jeni çnderuar.
Paqe
Piva dyzet gota lufte
si një i dehur
të lutem më jep
një shishe paqeje,
për ta kuruar këtë të keqe
paqe.
– Për babanë tim Victor Cohen
Pëllumbi i ushqyer
me kokrrat e qetësisë
që kam shpërndarë
për botën,
dhe ka fluturuar për
ogurin e paqes.
Përktheu në shqip Marjeta Shatro – Rrapaj