Kalendari poetik: Fatima Naut 18 nëntor 1964 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fatima Na’ut

Kalendari poetik: Fatima Naut 18 nëntor 1964

Shkrimtare, poete dhe përkthyese egjiptiane, kandidate për në parlamentin egjiptian, kashkruar disa përmbledhje poetike, një libër për analizën poetike dhe ka përkthyer disa përmbledhje poetike nga anglishtja në arabisht. Ja një poezi prej saj në datën e 55 vjetorit të lindjes së poetes egjiptiane:

MUNGESA JOTE

Mungesa jote
vjen gjithnjë kryeulur
endet si zakonisht nëpër dhoma
përpara se të kërkojë darkën apo kafenë
sigurohet që të vegjlit janë mirë brenda meje
dhe ndjesa ndodhet
pas shpinës sime,
pastaj del në ballkon
dhe përze engjëjt që janë kacavjerrë tek dritarja,
çdo herë e ngre disa centimetra tavanin
dhe s’bën gjë tjetër.
Thashë gjë që vjen kryeulur?
Ndoshta e teprova pak,
mungesa jote kurrë nuk vjen
këtu.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s