Fulvio Pastore
Kalendari poetik: Fulvio Pastore 21 nëntor 1967
Sot, më 21 nëntor është data e lindjes për Fulvio Pastore-n, profesor universiteti napoletan. Ja njëra nga poezitë e tij:
SI MË MUNGON TI…
Do të doja të të mungoja
si ti mua më mungon
sepse kështu do të dëgjoje
rënkimet e shpirtit tim
dhe do të ndjeje
regëtimat e jetës sime
dhe do të merrje vesh
që si i vdekur jam.
Sepse në të mungofsha
si më mungon ti
patjetër do të hasemi
fluturim plot gaz
mbi terrin e ditëve
dhe dritave të natës.
© shqipëroi Maksim Rakipaj