Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja
 
 
***
 
Ka disa kohë, që dua të jem një neo-idjot!
Ata kanë botën e tyre me ngjyra.
Pamja mbase ma tregon,
Kohët po vdesin, bashkë me shpirtrat e lirë!
 
Shpirti puthi paqen e supozuar.
Miqtë po flenë…
Tiganët ngjitën në lugët e pa trazuara.
Mendja qau në aromën e shpirtit të djegur.
 
Kam që femijë që luftoj me miopët.
Thonjtë e shpirtit më lotojnë;
Në betejën time të përditshme për bukën e gojës.
 
Mediokrit gjithmonë qeshin, ata nuk dinë të qajnë.
Një ditë e drejta do të fitojë;
mbase dhe pa mua!
 
Unë do të kem shkuar në botën e përtejme,
I shoqëruar me meloditë e mia të preferuara.
 
Dhimbjet shpesh kanë agresivitet,
për tu zbutur mes rreshtave të lotëve.
Aty nis dhe qesh! Nuk ja vlen të qash për idjotët!
Por, dëshiron që dhe ti, të ishe një neo-idjot!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s