Cikël poetik nga Vladimir Muça

Cikël poetik nga Vladimir Muça

 

ZOT SHKRIMI

Ngado ku të hedhësh syrin
Si perendi gjallon simbol shkrimi.
Syri mbetet në gjurmën e tijë
Si rreze drite në dritare agimi,
Si pavdrkësia në prehistori
Në gëdhendje shkëmbi.
Se natyra e shkrimi janë nji,
Nga gjurma e shkëmbit,
Plloçat e pjekura të baltës
Me Dhjetë porositë e perendisë,
Pergamena kallamash faraonike;
Lëkura bagëtishë,
Ofsejte moderrne,
Si himne të Zotit Njeri,
Me lavdinë e simbolit pavdekësisë
Të Zot Shkrimit.

NË DACAJ

Në borigat,nën Tregovishtë
Si kokrra qershijash
Vjel yjet në Nëntorë,
Një drapër hëne tundet si kolovajzë
Me thirmë Majëkrahi
Kushtrimit malësorë.
Me oshëtimë thërras,
Zgjoj zanat,
Të parët e fisit,
Nga gjumi shekullorë.

ULLINJTË E ÇAMËRISË

Ullinjt e Çamërisë,
Me aromë ilirie,
Ngopur me kripësinë e detit
Janë vëllezër
Me ullinjt e mijë
Në kodrat e Sauqetit.
E njejta aromë në gjethet e rrënjët e tyre
Si prej vedre perendie.
Stërgjyshërit që i mbollën
Lidhur dora dorë
Me shpirt shqiptarie,
Në qiell e nën tokë
E mbretërve ilirë Kurorë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s