Poezi nga Fahredin Shehu
Fletore e kadifenjtë
Në fletoren çivit prej kadifeje
një pendë e rënduar shkruan vrazhdë
me gjakun në vend të ngjyrës dhe
germa të drejta në këtë botë të shtrembëruar.
Qehret prej Jo-Vendit
K’shtu, me kët urnë t’mushun me frymë
dhe prej tokës ajo lypte
njerz my ftyra prej Jo-Vendit
damart e eshnat kanë me u shkri
me ngjyrën e shafranit dhe me erandje nardi
Ieshua m’pret me i ra nër kom’
Germat e mia jan’ t’rrumullakta, tingujt e tyne zhbirojnë
tuj mëtu me u bashkue si lumi me detin e madh.
Flaka blu
Bulë mëshire e mjaltë,
në thellësinë e zemrës.
Gjithë pesha e etjeve,
na shuhet mjegullisht.
Nën hijen e arrës,
kur vapa sulmon bindshëm;
ushqen bimësinë,
e gjelbërta bëhet morr,
tregon burrëri