Dy fjalë në përkujtim të Musine Kokalarit në përvjetorin e lindjes (10 shkurt 1917 – 10 shkurt 2020) / Nga: Maksim Rakipaj

Dy fjalë në përkujtim të Musine Kokalarit në përvjetorin e lindjes
(10 shkurt 1917 – 10 shkurt 2020)

Pa dyshim është figura më e ndritur, më poetike, më burrnore, sado femër e bukur dhe e brishtë, e qëndresës antikomuniste në Shqipërinë e pas nëntorit të zi të vitit ’44. E lanë në harresë deri më 1991 poeten edhe disidenten e parë grua në të gjithë lindjen komuniste. Por duhet sqaruar paksa kjo harresa. Nuk është se e “harruan” d.mth. e lanë në punën e saj, të fitonte jetesën si të mundte. E burgosën, si gjithë opozitën e vitit ’46. Dihet qëndrimi i saj në atë gjyq, fjalët e saj lapidare, i kujtojnë dhe ca komunistë sot, të rij apo të vjetër por mua më tingëllojnë si tallje për heroinën përkujtimi i tyre. Sepse nuk qe dokushdo Musine Kokalari. Qe nga një familje fisnike gjinokastrite, jo nga një familje lapërdharësh si lëtyra enver hoxha dhe sëra e tij. Dikush shkroi në mbrojtje të gazetares Xhunga që intervistoi kuçedrën e zezë para nja dy ditësh me nderim për kuçedrën xhuglini hoxha. Medemek qëndroi burrneshë, nuk foli në hetuesi dhe shkoi kryelartë në burg. Por harron miku, se nexhi shtriga nuk kishte përse t’i trëmbej hetuesisë dhe gjyqit fallco që iu bë për kafe e më the të thashë, kur duhej akuzuar dhe dënuar për genocid kundër popullit të saj me gjithë kastën e byrosë politike. Sepse në pushtet ishin dhe janë pjellat e saj dhe të ramis alisë. Sepse meritonte në fakt trajtim të njëjtë me atë të Elena Çausheskut. Fjalët e Musine Kokalarit para gjykatës i njohin të gjithë tashmë. U burgos intelektualja e rrallë nga harbutët injorantë komunistë, e internuan, e detyruan të punonte si puntore krahu në ndërtim e të jetonte në një kthinë të mjerë në Rrëshen. Por këto i dija edhe përpara se të lexoja në web shkrimet e shumta në nderim të Saj. I dinit edhe ju që lexoni këtë shkrim. Çka nuk dija ishte arësyeja e arrestimit të saj. Musineja i pati shkruar letër në emër të opozitës një përfaqësie perëndimore në Tiranë. Dhe diplomatët perëndimorë (!) atë letër e dorëzuan në duart e Sigurimit të shtetit! Dhe ajo letër u përdor si provë në gjyqin kundër Musine Kokalarit dhe opozitarëve të tjerë. Vazhdimi dihet. Burgosje, tortura, internime dhe mundime pa fund për intelektualen me formim perëndimor. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt Musine Kokalari! Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga miqtë e rremë! …se armiqtë hajde t’i gjejmë tani…

Ata që shitën Musine Kokalarin patën shitur edhe Shqipërinë të kuqve.

Do zoti, ndërrojnë mendje, por kujtoj emrat e bëmat e ca ambasadorëve të pas viteve ’90 dhe rrënqethem. Po rikthehet viti ’46?

Maksim Rakipaj (postuar për herë të parë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s