KU I KAM BUZËT E JUDITËS? / Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
KU I KAM BUZËT E JUDITËS?
 
Ku i kam buzët e Juditës?
Errësira është poshtë urës së flaktë.
Misioni është më i madh se jeta,
ai të djeg e hirin e bën ujë
e bota të merr për të marrë
se prej të bukurës lind dhimbja
e prej kohës mund të lindë veç hija e saj.
 
Ku i kam buzët e Juditës?
Urtësi e gjallë që mbështetesh mbi buganvilje,
kokën tënde prej qingji mund ta këpuste edhe një filiz i hollë luleje, por ti nuk e dije
e mosdija jote m’i mbush syte me lot
e nuk njomet dot ky shkëmb prej shekulli qe t’i ka prekur këmbët.
 
Ku i kam buzët e Juditës?
Eja,
koha nuk ka pushtet mbi ne.
Ajo është shëruar prej krenarisë e prej përuljes po lëpin lëkurën e regjur.
Jemi të marrë që e fituam kohën
e u futem në errësirën midis dy buzëve
që dikur duhet të jenë puthur për shpetim…
 
Ku i kam buzët e Juditës
që kanë heshtur të vërteta
e janë bindur si shpella që hapen me fjalën magjike.
Por unë nuk hesht dot të vërtetat e tua
se prej buzësh hyjnore u tha Fjala e u bë.
 
22.01.2020
Erzhausen

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s