LULEBAJAMET / Poezi nga Resmi Osmani

Poezi nga Resmi Osmani
 
 
LULEBAJAMET
 
Bukuri qiellore,pikuar nga yjet
Zbriti edhe këtë pranverë
Mbi degët e përhinjta të bajameve të moçme,
Brerimi i një ëndërre të bardhë:
Lulebajamet!
 
Mbi qilimin e blertë të tokës mbetur shkretë,
Nën qiellin e rimtë dritëar,
Vello nusërie,
Diademë diamantesh rrezëllitës,
Mbi ballin fisnik e të përgjakur të Çamërisë martire.
 
Lulëzojnë si përvit me përmallimin,
Për ata që i selitën e i mbollën,
Me përlotje petalesh mbi varret,
Për të amshuarit e nëndheut,
Që më nuk do t’i shohin.
 
O lulebajamet e Çamërisë,
Që na trazoni gjumin,
Na fanepseni ëndrrave si mirazh i bardhë,
Gëzim për sytë,
Brengë per zemrën,
Kujtesë e shpres për mendjen,
Amanet për brezat.
 
Tiranë, 18 shkurt 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s