Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

***

ngricë janari.
më zgjoi avulli rozë
i dihatjes së shpirtit.
…u ngroha…

 

USHTIMË SHPIRTI

Po shteret deti i rinisë,
Janë zemëruar dallgët e saj,
Ushtimë e rëndë breg më breg
E skaj më skaj.

Ku venë vallë ëndrrat e saj?!
Në tjera dhera hedhur spirancën,
Kostume të çjerra veshur shpirtrave,
Me mallin çengel, mureve që i rritën.

Po ikin krahët e së ardhmes sonë,
Pjellat nga gjoksi ynë i ligsht,
Fluturojnë zogjtë nga nëna folé,
E ne, fosile të vjetra të kësaj historie.

Kaq shpejt u gangrenizuam vallë?!
Shekull i vështirë ky i yni,
Na t’bijt e shekullit të ri,
T’përulun zbrazëtisë në skamje shpirti!

 

ËNDRRA IME

E zbrita ëndrrën time nga e qiellit çati,
E mes krahësh e mbështolla lehtas,
Me zë gruaje më flet ëmbël në shpirt,
Është pjellë femërore kjo ëndërr,
Gjallon ethshëm.

E zbrita ëndrrën time nga të grijtat re,
Me aromë parfumi ia vesha çdo grimcë,
Me zë femre më flet,ma mbush këtë shpirt,
Është simbol finese kjo ëndërr,
Është ndjellëse.

E zbrita ëndrrën, në timen fytyrë,
E enda mes flokëve,syve,qerpikëve,
Me zë nëne, gruaje,pa ego më flet,
Ma ndrit shpirtin kjo ëndërr,
Është verbuese.

…është ëndrra ime pra,
shtraton mes buzëqeshjes…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s