Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Ti je mungesa

Në perandorin e ndjenjave udhët ngatërrohen
I rrethuar me rreze prapë drita mungon
Bota zvogëlohet sa një pikë etje
Dhimbja e egër shpirtin ma gjunjëzon

E kuqja vizatohet në xhamin e zemrës
Fryma rrallohet mes gjetheve t’malit
Mendimet derdhen si kurora lisash
Çdo ditë më vret pesha e mallit.

 

Jam unë

… valë e trazuar e një lumi
Sonte i arratisur në thellësi të qiellit
Më dërgo pak frymë buzësh
Edhe një fije floku pas erës
Të lidhi rrezet me valët

Jam unë…
Një llavë që rrjedh nëpër deje
Ku takohen puthjet e qiellit e detit
Pasqyrë e syve ku ruhen buzëqeshjet
Më nis vetëm pak rrahje zemre
Çelësin e derës e bëjë nga gjethet

Jam unë…
Shtrat lundrues prej resh
Me pika shiu e vesë mëngjesi
Më dërgo ngjyrat e shpirtit
Ta varë pikturën në sy
Gjithë jeta buzëqeshje aty të rri

Jam unë… pëlhurë e bardhë
Pres të tretem në ngjyrën tënde.

 

Gjuha e syve tu

Ëmbël të flasin sytë e derdhin magji
Malli e puthjet treten të tjerat varg vijnë
Syrin kur ma shkelë dhe Hënën e verbon
Unë vdes e ngjallem e ti ende s‘beson

Kur hapë e mbyllë sytë të tërin më rrëmben
Gjuhën e tyre e flasë e di çka më rrëfejnë
Bartem rrugëve e shkrepave ku Dielli ndriçon
Atje ku ngrohtësia veç në ty më kujton

Po mbylli pak sytë malli le të rrjedhë
Apo brenda tyre të tërin më merr
Unë do të përkëdhel e qetë të vë në gjumë
T’i puthë ashtu të mbyllur gjersa të bëhemi lum.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s