E para dhe e fundmja fjalë … / Nga: Hana Xhihani

E para dhe e fundmja fjalë …
 
 
Nga: Hana Xhihani
 
Më e para nga të gjitha ishte fjala.
Asgjë tjetër nuk ekzistonte para saj, – thuhet në Testamentin e Vjetër.
Të gjithë ne e përdorim fjalën çdo minutë, çdo orë, çdo ditë.
Kur flasim, kur mendojmë, kur jemi zgjuar, edhe në ëndrra.
Fjala, është ajo që na lidh me të tjerët, që na bën të shprehim çka kemi në mendje, ajo që na bën të dallohemi nga gjallesat e tjera të globit.
Ne dhe fjala jemi Një.
 
Ajo është pjesë e jona e patjetërsueshme, e domosdoshme, jetike, e paasgjësueshme, madje edhe atëherë kur nuk shkruhet.
Ka fjalë që nuk kanë zë.
Madje, nuk mund të marrin formë edhe kur mendon t’i shkruash.
Ështё e njëjtë sikur unë të ndodhem me ty dhe nuk mund të të shikoj në sy, sepse mbështetja e shikimit tёnd bëhet e vështirë për ta kuptuar.
 
Herё-herё më lind njëlloj frike, sikur ti don të lexosh brenda meje.
Është njëlloj sikur të kesh frikë të jesh transparent.
Ku një hapësirë e vogël më ndan nga ti.
Një lloj frike se ti mund të zbulosh brenda meje fluturimin, gjëja e vetme që do të doja.
Unë e di që kjo nuk do tё tё pёlqejё, sepse ti nuk e kupton që fluturimi im është në kërkim të një foleje larg botës, por gjithnjë nën krahët e tu.
Asgjë më shumë. Po të them të vërtetën lakuriq, të papërpunuar, pa rrotullime fjalësh, pa trill.
Unë nuk mundem të flas për banalitete, apo të mbush heshtjen me gjëra, që nuk më prekin.
E kam frikë heshtjen. Unё dua fjalёn që si njё fllad maji pёshpёrit:
-Zemra ime, ëmbëlsisht, rreh si e çmendur vetëm për ty.
 
Kur shkoj në shtëpi, heq maskën time të racionalitetit të përditshëm.
Ulem të shkruaj.
Dua të shpërthej, dua ta drejtoj diku stuhinë e mendimeve që dridhen brenda meje.
Dua të nxjerr të gjitha fjalët që formësohen në mendjen dhe zemrën time.
 
“Unë nuk e dua heshtjen.
Unë të dua ty dhe vetëm ty.
Ti e bën diellin të shkëlqejë ditët e mia.
Atëherë, kur nuk mundem të tё shoh.
Atëhere, kur për mua çdo gjë është e ngushtë, e papërshtatshme, e padobishme.
Filli i mendimeve të mia të ndjek, sikur të ishe një arsyetim.
E lë veten të më shpjerë andej nga më drejton.
 
Sikur ta dije…
Sikur ta ndjeje, sa i rëndësishëm je për mua.
Sikur të përfytyroje ç’do të thotë për mua mos të të kem.
Sikur të imagjinoje sa e madhe është dashuria ime për ty.
I dashur, dua ta dish:
Ti dhe vetëm ti je e para dhe e fundmja fjalë imja.
 
Je qenia ime…
Sfondi i jetës sime…
Esenca ime…
Protagonist absolut i ëndrrave të mia të hapura.
 
Jeta ime ecёn nё korsinë e vet.
Unë nuk heq dorë nga asgjë.
As nga rreziku…
As nga vuajtja…
As nga dashuria për ty.
Ti je gjithçka dëshiroj!”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s