
Poezi nga Elida Rusta
***
Gjithkujt i mbaron koha nji ditë,
e…
S’ka si t’merr malli për mue,
kur tana zanat kanë nga nji krue!
Shko pra!
Mos dvet për zemër,
as mos u ndje ligsht për mue!
Tradhtia nuk ndodh n’grue t’huj.
Harroi kështjellat,
ato i zaptuen lakuriqët e natës!
Ani…
S’jam má ajo gruaja e báme me copa yjesh,
as lumi që merret n’ grykë,
as shkámb ku lidhen hajnat e zjarmeve.
Metaforat s’ma prekin l’kurën,
e vdekshme jam.
N’detin tém,
xhevahir pikllimi je.
-Ty t’puthshin zanat,
voglushja e roztë
ka ndrrue jetë!


























Leave a Reply