Poezi nga Kolec P. Traboini

Poezi nga Kolec P. Traboini

 

MIQTË E MI PËLLUMBA

Kisha një mik në dritare,
por mik pas miku mu bënë 12.

Dola në Pazarin e Tiranës
dhe bleva grurë,
nuk kisha zgjidhje tjetër.

Jam pjesë e natyrës
që më ka ushqyer tërë jetën
dhe sot natyra kërkonte prej meje.

 

XIXËLLONJË

Ndër ëndërrime fluturon
në qiejt e shpirtit tek kërkon
në sytë e mi – në sytë e tu
e verdha kërcënon në blu
në portretin tim, moj Xixëllonjë!

Tek më rri afër – më ndriçon
sa shumë me yjet më ngjason
por Dielli kur të agojë nesër
e nata hije të jetë mekur
dritëza jote do të jetë fshehur.

Duhet që Dielli tej të shkojë
e Hëna në qiell të nusërojë
yjnajat të spërkasin blunë
që ti të vish sërish tek unë,
moj Xixëllonjë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s