Poezi nga Altin Meçja
***
Ka ca ditë, zhytur mes mallit tim
në aromën e flokëve ndjeva vetveten.
E kisha harruar aty,
e dija që një ditë përmes teje do ndjeja të djeshmen
ato plagë që nuk i mbyllëm dot atëherë,
dhimbje po më japin prapë sot.
Mos qaj,
buzëqeshja e syve ndriçon shpirtrat e trazuar,
ata shpirtra që i vranë atëhere,
kur largoheshim të dy,
si dy të çmendur në krahët e erës.
Kohë e gjatë pa u parë,
tek të vëshrova ndjeva veten;
Ishe po njësoj dhe pse me rrudha,
të vinte po ajo aromë e mirë jete.
Qeshëm duke kujtuar vitet tona,
kur më shëroje lotët e shpirtit,
duke më thënë që do ja dalësh,
dhe pse beteja me mediokrit qenka e vështirë.
Kohë të trishta tingulli im,
ku dhe dielli nuk do të ngohë,
ka ftohtë si dikur pema jonë e thatë,
trung pa degë ku motmotin e rrahin
Me njëmijë e një pse….?
Do kthehemi përsëri,
jo për veten tonë,
por për të thyer një tabu,
të varrosim copëza të kulturave sunduese…