Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MË T’BUKUR, SE BARDHOKJA…

Më thoshte, nënëlokja
Nuk ka e s’do të gjejshë, kurrë
Më t’bukur se bardhokja
Dashni e nuse, flamur për kullë

Po se bëre rrugën, shqip, deri te bregu i detit
Si babëloku yt, nëntorin e njëzetetetës
Kur gjakun nëpër plagë, ja lanë valët e detit
Për ta pirë me dashni, lumninë e jetës

Më thoshte, nënëlokja
Në do fisit t’i falish, lavdi e krenari
Më t’bukur se bardhokja
Nuk e gjenë dot, as në tonën malësi.

 

BARDHOKE, PSE…

S’të takova, n’rini
Kur maleve ecja, ta shikoja qytetin
Me flamur dhe liri
Ta puthja truallin e ta prekja, detin

Moteve, kur këtej kufirit, na merrte flaka
E shikimi na mbetej, tej kufirit ku ishte liria
Të takova n’motin, kur m’thoshin u plaka
Nëpër rrugët n’zjarr, kah rrugëtonte Shipnia

S’të takova, n’rini
Kur plisin lidhur, me ballëkuqe e kisha
Për flamur dhe liri
Rrugëtar i rrugëve, të At’dheut kur isha.

 

PAS TRADHTISË, SË MADHE…

Nënë, të betohem, se vellon e nusërisë
Bashkë me plisin a babës, ua gjeta
Aty ku m’lindët, tek livadhi i dashnisë
Mbi gurrën e lumit, ku lulëzon jeta

Bardhësia e tyre, ishte, si e bardha ngjyrë
N’shtatin tim, që rri e pikturuar, nga Perëndia
N’krahun e majtë, me pik t’kuqe n’fytyrë
Bashkë me germat gjak, që shkruajnë Shipnia

Nënë, t’betohem, vellon e nusërisë
Me fustanellën, që të pagëzoj, nuse mali
Ku më lindët, tek livadhi i dashnisë
E gjeta, t’lidhur për plis e ballëkuqe balli.

 

TË PARËT, E FISIT TIM….

Rami, më kanë pagëzuar
Të parët e fisit tim, të kullave – Kamberi
N’ballë të Sharrit shkruar
Me germa gjaku, dalë, nga besa e nderi

Nëntë krisma, kishin jehuar, deri n’maje t’qiellit
Me flamur, shtatin mbështjellë e plisin, në kokë
Nëntë sofra, ishin shtruar, nëpër rrezet e diellit
Me amanetin e babaplakut, të rroj, për ketë tokë

Rami, më kanë pagëzuar
Në shenjë kujtimi, për të parin e lahutës
N’ballë të Sharrit shkruar
Ku rrinë me shekuj, emrat me za t’hutës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s