DOLI NGA SHTYPI LIBRI HISTORIK I SHOQATËS ATDHETARE “ VËLLAZËRIMI: ”20 – VJET HISTORI (1995-2015) / Autorë: Arqile Vasil Gjata dhe Platon Dusha

DOLI NGA SHTYPI LIBRI HISTORIK I SHOQATËS ATDHETARE “ VËLLAZËRIMI”

NJË JETË ME SHOQATAN ATDHETARE “VËLLAZËRIMI”
SHOQATA ATDHETARE “VËLLAZËRIMI”
20 VJET HISTORI
1995-2015

Shtëpia Botuese “Ymeraj” FIER, 2015

Ndihmuan për hartimin e këtij historiku:
Novruz Abilekaj, Tare Kurti, Mihal Jano, Mihal Dusha, Met Metani, Stefan Haneli, Jovan Mëhilli, Zana Karafili, Remzi Gjika, Aleko Baka, Agim Zeneli, Vasilika Çurri, Adriatik Arifi, Dr.Fatmir Terziu, Festim Zaçe, Kastriot Lekdushi, Zoi Shahini, Robert Goro, Fehmi Hoshafi, Lida Lazaj, Rudi Mezini.
Falenderim
Komiteti drejtues i Shoqatës “Vëllazërimi” falenderon Antarin e Nderit Thimjo Maksakuli për ndihmesën e madhe që dha në realizimin e këtij dokumenti historik të shoqatës “Vëllazërimi”.
Për Komitetin drejtues
Sekretari Kryetari
Arqile Gjata Mihal Dush

PARATHËNIE

Ky material historik mbi lindjen dhe rritjen e Shoqatës “Vëllazërimi”, në këto 20 vite, është produkt i punës së sforcuar dhe i karakterit që nuk di të bëjë hap prapa të hartuesit Arqile V. Gjata. Autori ka arritur të shkelë i sigurt në territoret e kronikanëve dhe historianëve pa qenë i tillë më parë. Dëshmitarët okularë që janë kontaktuar me shumicë e kanë pasuruar me të vërteta të pamohueshme, ndonëse nuk përjashtohen gabimet dhe shmangjet njerëzore. Nëpër rreshta del qartë se shoqata i ka rrënjët tek ata intelektualë e emigrantë të cilët kishin nostalgji për të kaluarën pa e dalluar akoma dritën e së ardhmes të cilët, ndonëse e kishin qortuar të kaluarën, nuk po gjenin akoma virtyte në demokracinë e shpërdoruar shqiptare. Ilustrimi me fotografi të shumta është një komoditet për gjithkënd që do dëshirojë të njoh Historikun e Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi”! Duke falënderuar autorin, ftoj vëllezërit e mi shqiptarë të mos i rrinë larg kësaj paraqitje të domosdoshme të historisë së emigracionit. Respekt për të gjithë
Novruz Abilekaj,
Mars 2015

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Arqile Gjata & Platon Dusha
Shoqata Atdhetare “VËLLAZËRIMI”
317 fq;format 23X15

****
Ky libër historik u drejtohet të gjithë atyre që ndjejnë nevojën e një orjentimi të vëshguar në fushën e historikut të Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi”.Po kështu, ky Historik mund t’i hyj në punë atyre kronikanëve(apo historianëve) në një të ardhme jo të largët, për të treguar gjëndjen e përgjithshme të këtij historiku, pa u ngarkuar me shumë imtësira.
Kur shkrova këtë libër kisha parasysh të gjithë ata qindra anëtarë, simpatizant dhe emigrant si dhe lexuesin e moshës së re që ta njohin sa më mirë realitetin e 20-të viteve të emigracionit kryesisht në Athinë.
Nga përvoja ime në emigracion, pata parasysh të përqasja me modesti dhe me fakte shkrimore, fotografi dhe faksimidhe me bindjen se nesër do përballem me kritikën, të cilës nuk i shpëtojnë të kërkojnë gjurmët e kujtesës dhe të fakteve. Njeherazi jam treguar i kujdeshëm që lexuesit mos t’u ndiell dyshime që e dëmtojnë historinë 20-të vjeçare të jetës së Shoqatës “Vëllazërimi”! Natyrisht, me sa munda u jam shmangur vogëlsirave dhe shpresoj që rrugën që kam zgjedhur për ta përgatitur këtë HISTORIK, e kam marrë si një dëshirë për të folur me shumë bashkëpunëtorë të tjerë.
Kam pasur parasysh mirë faktin që; Mburrja është dhe më e mërzitshme sesa kritika, u jam shmangur absurditeteve.
Më duhet të pranoj, se nuk i kam dhënë rëndësi shumë artiti letrarë, kam parapëlqyer të paraqes një Historik, u jam drejtuar atyre që duan të dinë të panjohurat e historisë 20-të vjeçare të jetës së Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi”.Po kështu, në këtë libër historik u është dhënë hapsirë kronikanëve dhe historianëve t’i drejtohen nesër këtij botimi për të ndërtuar nesër një Historiografi më të shëndetshme dhe të gjërë në hapsirë dhe në kohë për emigracionin në tërsi përgjatë viteve 1995-2015.

Dua të theksoj me bindje se, ky libër historik, shkruar me shumë modesti, nuk do ishte shkruar kurrë pa nxitjen, dashamirësinë dhe përkushtimin e djaloshit Platon Dusha, të Novruz Abilekaj dhe Mihal Dusha dhe të 22 bashkëpunuesëve që më dërguan gjithëseicili ato materjale që ata përgatitën me përgjegjësi.

 


Arqile V.  Gjata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s