Poezi nga Nora Halili

Poezi nga Nora Halili
 
 
KAM ME TË DASHTË
 
Kam me t’ dashtë,
ma fort e mbi gjithçka.
N’ zemer kam me t’ marrë,
dhe n’ fund të botës…
 
N’fillin ma të hollë t’ shpirtit,
kam me gjetë forcë,
stuhive ballë me ju ba.
E n’ujnat ma t’ thella n’ u mbytsha,
kam me mujt me dalë,
beregun me ta puth….
 
N’ sofrën e varfnisë,
kamkryq kam me u ulë,
dertet bashë me i kajtë…
Lotin e ditëve të ngushta,
me ta fshi me t’ miat buzë…
 
Kam me t’ dashtë, n’qiell e n’ dhe n’ kosha.
Varrtë e ditve t’ liga me ti mbyll.
Kam me t’ ruejt seder e besë
Ti gjaku jem,
Une ashti yt, Shqypni…
 
 
 
DY FJALË. (GJERGJ KASTRIOTIT)
 
Po vi, me shpirt t’ pemzatuem,
me t’ folë prej zorit qi frymën m’ nxë.
S’ deshtem driten e Lavdisë tane,
as hajrin vetit me ja pa…
 
Po vi me t’ thanë sa mbrapsht jena,
s’ ka ma besë, as ftyrë nuk ka…
N’ sofer dreqin kena thirr,
darka e tij jena ba….
 
 
 
JO…..
 
Nuk mund të duartrokas,
sa herë që me fatet e njerëzve luani teatër.
Nuk mund të qesh,
kur më prezentoheni si engjëj,
s’ jeni veçse djaj të vegjel.
Nuk mund të mbeshtes hipokrizinë tuaj,
as ta pranoj si hallkë të zinxhirit jetë.
Nëse është mëkat,
le të digjem në flaket e ferrit,
fundja sprovuar shpirtin kam,
në ferrin e kësaj bote…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s