Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

QE NJË KOHË!

Qe kohë, kohë që ju kurrë nuk do shijoni,
rrugët e pashtruara, me top të plastikës futboll luanim,
shtëpia një katëshe, edhepse shumë vite e palyer
ngrohtësi na ofronte, pushim nga dita e stërnarkuar.
*
Jashtë bën ftohtë, ngricë, mesi i dimrit,
mysafirët vinin veshur me gëzof, zonjat me pallto të ngrohtë,
fëmijët prinin të takojnë bashkëmoshatarët e mikut,
porta e hapur ofronte mirëseardhje në çdo kohë të dimrit.
*
Stufa në mes të dhomës, e kuq posi rrezet e diellit
mbi, ibrik i çajit,
pjatat të mbushura me gështenja të ziera,
gjithandej dhomës me ujë të pusit gotat e mbushura,
*
Freskët kujtoj dhomën e madhe, bisedat e pafund,
pleqtë ulur në krye, rinjtë dëgjonin këtë kuvend,
moshuari, plaku i shtëpisë, peshonte fjalët,
gratë në dhomën pranë, me qeshje të kontrolluara shijonin kënaqësitë.
*
Pranverë, kopshti ofronte freski të jashtëzakonshme,
vjollcë ngjyrë të kaltër, manushaqe, aromë trëndafilili frymonim,
brengat ishin kaluese, përkrahja kurrë nuk mungonte,
ishim një, në të mirë, pikëllim, hidhërim ndanim problemet.
*
Vjeshtorët fushat e gjëra me grurë, plantacione rrushi të verës,
gjallërojnë hapësirën tufat e qershisë,
luledielli shtrihet tej horizontit,
mullixhiu pret misrin, duhet përgatitur për dimër të acartë.
*
Ç’bët sot ju, ndërtuat ndërtesa të betonit,
me telefona harmoninë familjare zëvendësuat,
babai me birin, nëna me vashëzat me zor bisedojnë,
stresi akumulohet, virusat në pafundësi kërcënojnë.
*
Buka e gojës, uji i bjeshkës, bio ushqimi i dikurshëm
gazmendet dimërore, bisedat në pranverë, verë-vjeshtë mbjellurat festonim,
sollët beton, miellin importojmë, ujë të shtrenjtë,
dhunuat natyrën, helm derdhët jetës, ju, ardhmërinë ç’rrënjosët…

 

BOHEMI I POEZISË

…ndaj atdheut dashuria me fanfare nuk trumbetohet
ajo pushton
shpirtin zapton, ndjenjat dridhë, tërë qenien pasuron…

…i vetëdijshëm jam
në të shtatë qiejtë asgjë nuk ndodh rastësishëm, vetvetiu…

di
…njerëzit me ndërgjegje të varfër kurrë nuk do dëgjojnë zërin e popullit barkëzbrazët…

…serish pohoj…
JU, ministra te arsimit
…ëndërrimtar më thirrni
lundrues i ndjenjave, bredhës i rrugëve
endacak në kërkim të dashurisë….
…më sulmoni…përqafoni…përshëndetni
…por ju lutem KURRË mos tentoni
zjarrin për shkronja të më ndaloni…

 

Ç’KËNAQËSI ndien SOT!

…natyra shplon magjinë,
botës së xhentilesë ofrohem,
ndiej çiltërsinë e krijesës femër,
ç’kënaqësi,
u ula në shkëmbin e jetës,
froni i qetësisë së shpirtit,
dritë, rrymon engjëlli, pikë shpirti,
sot,
dashurinë vendosa para traditës,
fytyra e saj, më se thellë u fut në zemrën tim,
bukuri që zgjon, shqisat e bohemit gjallëron.
*
Gazelë, trupi virgjër, sytë e kaltërt, nektar për ndjeshmërinë tim,
por, jo, jo,
diç më tepër është fshehur pas perdes së mëndafshtë!
Karakteri, ngrohtësia shpirtërore,
afërsia që lind sërish dashurinë,
urtësia e natyrës,
fton dy aventurierë në shpirt
të zbusin egërsinë,
në këtë ditë të bekuar
ngjitemi shtegut të dashurisë, afshit, pasardhësve mirëseardhje urojnë,
mbase koha nuk pret,
qetësia udhëzon,
dashuria rinore nuk kthehet më,
nisur është rrugës së burimit prindror,
edhe ne
sot, nesër, përjetësinë do përqafojmë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s