Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Je mbretereshe e përjetësuar…

Valëzë përmbi liqen,
me të bukur se ty s’gjen!
Syte e mi se ç’mi rrëmben,
vjen e shkon e shkon e vjen.

Valëzë e lehtëzë,
me kurrorë zbukuruar,
mbi qilimin e argjendtë,
mbretëron e përjetësuar.

 

Një lule mbaj në duar
( Dritës )

Lulet kanë emrat e tyre,
Por të gjitha i thëras me emrin e saj,
Më i dashur se lulet e kësaj natyre,
Është emri i lules që në zemër e mbaj.

Të gjitha lulet janë të bukura
E secila ka aromën e saj,
Por më të mirën aromë e ka,
Lulja që ndër duar e mbaj.

Të gjitha lulet flasin me mua
Dhe unë të gjitha i përshëndes,
Por veç njërën prej tyre e dua,
Është luledrita që kam e me të do vdes.

Falenderoj Zotin për lulen që kam,
Se enkas për mua e pruri Ai,
Në ballkonin karshi para shtëpisë e la,
Që ta shinin këtë lule veç sytë e mi!

 

Është një rrugicë

I shmangem
Një rrugice të vjetër
E cila më thërret vazhdimisht
Që të kaloi nëpër të.
Por,
Nuk mundem dot,
Sepse Ajo
Më vështron,
Më flet,
Më buzëqesh.

Ajo është aty.

 

Në se…
( Dritës…)

Në se zihemi përsëri
E të heshtur qëndrojmë,
Unë e di, që si unë e ti,
Vetëm për dashurinë mendojmë.

Në se ndahemi unë e ti,
Dhe larg e larg qëndrojmë,
Unë e di, që me siguri,
për njëri-tjetrin ne mendojmë.

Në se zihemi përsëri,
Përsëri ne pajtohemi,
Se kështu e kemi unë e ti
Sa zihemi më shumë dashurohemi.

Që të dy
Ne mirë e dimë,
Pa njëri tjetrin
Dot nuk rrimë.

Jpgegprifti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s