PRELUD: Parathënie e shkëputur nga vëllimi poetik “Prelud” i autores Behare Daja Kasa / Nga: Bajram Torba

PRELUD

Parathënie e shkëputur nga vëllimi poetik “Prelud” i autores Behare Daja Kasa

Ne kohera te ndryshme,çdo mendje ka lene trashegimine personale me menyra te ndryshme. Por te lësh shpirtin te derdhur ne vargje, është atributi më i madh, eshte trashegimia më e vyer, me njerezorja, me e shenjta… Është ajo trashegimi ku ngelen te gjalla perjetimet, shpresat, gezimet dhe vuajtjet. Kur kesaj krijimtarie i jepet jetë, atëherë ajo vazhdon te mbijetoje, duke u bërë autonome dhe qendron e fuqishme ne çdo kohë.

Mjaft natyrshem na vjen poetja Behare Daja Kasa me vellimin e saj te pare. Me nje modesti te dukshme dhe me nje krijimtari pozitive, poetja vjen me një proces të brendshem krijues, që e bën ate te vendose nje mozaik vargjesh, ku mbizoterojne lirikat, disa prej te cilave, e them pa frikë se do te radhiten ne gjerdanin e lirikave te çmuara shqiptare. Autorja, që di te thure kaq bukur vargjet, me ndjenjen me sublime, dashurine per jeten dhe njerezit, e shpalos me dinjitet vetveten nepermjet tematikave, ndjesive dhe mendimeve per boten qe e rrethon,ku lidhja me lexuesin behet mjaft emocionale.

Kështu qe kjo lloj krijimtarie me mundesi te medha shprehese, merr trajtat e individualizmit te poetes. Me modelin e te thenit te fjales thjesht, por me perqasje dhe perqafim te imazheve dhe personazheve me te dashur te jetës se saj, vjen me vellimin poetik “PRELUD”.

Ndonese eshte vellimi i pare me poezi, poetja nepermjet vargut na tregon se nuk është aspak ne fillimet e para ne krijimtari. Me nje pjekuri krijuese na tregon se poezite e saj, kane nje koheshtrirje ne kohe, saqë kuptohet qartazi se poetja ka krijuar prej shume vitesh me parë. Ky është nje akt tjeter modestie, duke mos vrapuar shpejt te shtepia botuese, por ka jetuar dhe ka fjetur me poezitë e saj, deri ne diten qe ato vete ta conin drejt botimit. Teksa lexojme poezite e poetes, pernjeheresh na bie ne sy se vargjet e saj qendrojne larg bujes dhe fryrjeve të kota. Si e tille, autorja futet natyrshem tek lexuesi dhe i ben kaq te prekshme ndjenjat, ku me nje emocion te rralle, starton me dinjitet ne rrugen e krijimtarise se vertete ne letersine shqiptare.

Behare Daja Kasa

Mbi te gjithe këtë bashkekzistence poezish, qendron malli per nenen, babain, dashuria per femijet dhe familjen,dashuria per vendin e saj, per aromen e luleve, ndjesia e nderrimit te stineve. Lirikat qe mbizoterojne ne kete vellim e pasqyrojne poeten me nje elegance, qe si vetë lira,luan me vargje larg abstraksionit shterp. Në poezite qe lexojme, veme re nje diagrame levizese me zigzaget e saj, ku herë- herë vargjet mbartin dhimbje dhe shperthime poetike, duke goditur me vargje, si vuajtjet ashtu edhe ata që i shkaktojne keto vuajtje. Këtu spikat natyra e saj qytetare, e preokupuar per problemet e kohes. Por herë-herë, ndjehet zeri i protestes per ditet qe veniten dhe behen bajate nga faktoret shoqërorë. Ndersa tek- tuk vihet re ndjenja e patriotizmit si dhe indinjata per hipokrizine, ku shpaloset bukur poetikisht mes vargjeve te saj. Kendveshtrimi pozitiv per ta paraqitur gjallerisht jeten, e ben poeten qe te jete optimiste. Ky optimizem dallohet qartazi ne mesazhet qe percjell dhe besimi ne vetvete. Poetja ngrihet per te shembur ditet idhnake duke vendosur zbukurimet, qe mbizoterojne plot pozitivitet dhe na ben te kuptojme se jeta eshte me te vertete e bukur,e si nje grua e forte, ecen me idene e te qenit njeriu qe perballon pengesat, te vogla a te medha qofshin.

Nuk mora persiper te diferencoj asnjeren nga poezite, apo te bej analize per ndonjeren prej tyre, pasi per poetët secila poezi eshte nje dashuri më vete. Por për keto pak fjalë qe thashe me lart, per kete krijimtari kaq depertuese, do te kuptoni se kam thene shume pak, duke pasur parasysh vlerat letrare e artistike qe mbart ky vellim, si dhe mesazhet qe percjellin poezite. Por nuk rri dot pa theksuar se gjate redaktimit dhe korrektimit te ketij vellimi poetik, kuptova se kam te bej me nje njohese te mirefillte te gjuhes shqipe dhe te drejtshkrimit letrar.

Me te gjitha perkufizimet e pranuara si te mirefillta e te mireqena, le te lundrojme e te shijojme keto poezi, te dala nga shpirti njerezor, si nje shtrat ku derdhen emocione, dashuri, dhimbje, proteste dhe optimizem, te shkruara me nje ligjerim te veçante brenda nje strukture te thjeshte, por qe lartesohen…

” PRELUD”, Prelud i një hapi të guximshem per botim, por jo prelud i kesaj krijimtarie te vyer qe eshte mbartur ndër vite brenda shpirtit te poetes qe na befason.
Urime Poete dhe rrugetim te mbarë librit!

 

Nga: Bajram Torba

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s