Këngë vetmie !… / Poezi nga Jeton Shehu

Poezi nga Jeton Shehu

 

Këngë vetmie !…

Mbrëmjeve më vë në gjumë vetmia,
ëndërrave, je ti që më viziton,
dhe me të zbardhur më vdes lumturia,
buzëqeshja shtangur, ndër buzë rrënkon !…

Ti s’je këtu, dhe duket sikur kurrë s’ke qënë,
a thua si një ëndërr, që fluturon harresës,(?!)
si një melodi, në mes e lënë,
sikur një mit, që s’pranon të vdesësh !

Dhe ja ku janë, më kapin këto mbrëmje,
vetmia korrekte, më viziton përsëri,
e unë të Hënës, kerkoj vëmendje,
se ndoshta më tregon diçka për ty !…

Por hesht qielli, në errësirë tek zhytet,
e unë mbi të shkruaj, me dritë emrin tënd,
dhe pse në çdo gërmë, shpirti sikur mbytet,
prej dhimbjes e dashur, që këtu ke lënë !…

Kaloi kohë, shumë kohë, ditë e netë,
që ti ke ikur e s’je më këtu,
loti po të mblidhej do të bëhej det’,
dhimbja mal mbi të, gjithashtu !…

Kaloi kohë, shumë kohë, muaj, vite,
të panumëruara mbështetur mbi gjoksin tim,
të lutem o Zot, merre dhimbjen e vrite,
bashkë me të në mundsh’, dhe vetminë !…

Më merr dhe mua, këtu mos më lë,
nuk kam të dua, e çfarë dua s’është më,
me shpjer të lutem, ku ëndërrat shkojnë,
brenda saj të strukem, ta dashuroj,
ta ndiej dhe njëherë, si fllad në mëngjes,
me puthjen e saj në buzë, më lër të vdes !…

Mbrëmjeve më vë në gjumë vetmia,
shkretia e mugët mëngjeseve më zgjon,
u largove e dashur dhe mbetur pas dashuria,
lumturia e dikurshme, tani më helmon !…

Ndaj dhe këngët e mia prej kohësh,
lindin, dhe vdesin prej dhimbjes,
o Zot i madh, në do vendosësh,
pas prej meje, mos lër as hijen !…

Sepse ajo nuk është më, e në është unë s’di,
ndaj nuk kam ç’ta dua, një jetë pa Dashuri !…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s