HAJDUTI QË U BË MINISTËR / Tregim nga Myrteza Kasi (Nga arkiva e autorit)

HAJDUTI QË U BË MINISTËR

 

Tregim nga Myrteza Kasi
(Nga arkiva e autorit)

Në çastin kur Igor Petroviçi po fshinte me një pecetë të madhe buzët e lyrosura nga bërxolla e derrit, hyri në dhomë me turr i biri I tij 20 vjeçar Vanka. I biri u step kur pa se në tryezën e ngrënies, veç të atit ishte ulur edhe kryenxhinieri i uzinës së remontit të automobilave , në të cilën babai ishtë drejtor i saj. Ç’ do Vanka ? Pa na le të qetë tani, a nuk e sheh se kemi në sofër Stepan Tedorovin?- I tha të birit Igor Petrovici me sy të zgurdulluara nga pija dhe ngriti nga tryeza një gotë të madhe të mbushur me votkë e përpoqi me atë të mysafirit.
– Për shëndetin tënd, Stepan Todorov ! – uroi drejtori vartësin ë tij .
– Për shëndetin tonë Igor Petrovici !
– Baba ! – bërtiti Vanka – unë erdha të të thëm se sot e mora patentën , a do të ma blesh veturën që më ke premtuar ?
– Patjetër, Vanka, do të blejmë edhe një veturë ty , vec na lerë rehat se kemi punë me mikun.
Në njërën nga ndenjëset që ndodhej më afër, kryenxhinieri kish lënë çantën e tij të madhe , që dukej e fryrë si një jastëk me pupla. Duke ngritur gotën, Igor Petrovicia hidhte sytë herë pas here çantës së mbushur dhe, sapo u largua I biri nga dhoma ,e pyeti kryeixhinierin :
– E , buçko, si shkoi aksioni sot?
– Jo keq, shoku drejtor – ia ktheu vartësi dhe e shpuri dorën te çanta, nxorri që andej një pako kartmonedhash e ia zgjati Igor Petroviçit .
– Këto janë tuajat , shoku drejtor !
Igor Petrovicit iu zmadhuan kokërdhokët e syve sa një filxhan kur pa gjithatë pako me rubla dhe priti se mos i jepte edhe të tjera, vec atyre që mbante në dorë.
-Vetëm kaq?
-Për këtë herë kaq, se morën edhe të tjerët, ju si njeriu më i madh i ndërmarrjes , morët edhe shpërblimin më të madh.
Prej kohësh drejtori dhe kryenxhinieri i uzinës së remontit të automobilave, duke bërë për vete edhe disa nëpunës të tjerë të ndërmarrjes , si shefin e llogarisë, të furnizimit , magazinierë e shoferë , kishin hyrë në rrugën e abuzimit e të grabitjes së pasurisë shtetërore ,duke siguruar kështu fitimë të mëdha, të cilat i ndanin midis tyre .
Drejtori me kryenxhinierin ishin marrë vesh shpejt me njëri-tjëtrin . Më vështirë e patën me shefin e llogarisë e atë të furnizimit , ndërsa me magazinierët ishte më e lehtë puna, ata prej kohësh falsifikonin dokumentat , vidhnin e shisnin në tregun e zi lloj-lloj materialesh , ndaj tani, kur kryet e ndërmarrjes dënjuan e po I bënin bashkëpunëtorë të tyre, këtej e tutje ata ishin më të lirë për të vjedhur me të dyja duart.
Dy të parët e uzinës i ndanë detyrat . Njëri do të bënte për vete shefin e llogarisë, tjetri atë të furnizimit . I pari e nisi kryenxhinieri.
-Tregu ynë – i tha një ditë shefit të furnizimit – dmth populli ka nevojë për disa material nga ato që ne i kemi me shumicë e magazinat tona, si bojë, llamarina, karton, dërrasa,kompesato etj. si thua , a mund t’i ndihmojmë njerëzit ë t’ua shesim një pjesë nga ato që ne i këmi të “ tëpërta “ ?
Në fillim shefi i furnizimit u habit nga ato që dëgjoi, po më pas mblodhi vetën . Ai kish dëgjuar se shumë kolegë të tij të ndërmarrjeve të tjëra , I kishin hyrë që më vakt kësaj rrugë , prej së cilës siguronin të ardhura të mëdha dhe I mbushnin xhepat plot , duke grabitur mundin dhe djersën e masave të gjera punonjëse, që i krijojnë këto të mira materiale.
-Po si do t’I mbulojmë deficitet ? – pyeti shefi I furnizimit kryenxhinierin , paksa I trembur nga fjalët që dëgjoi nga goja e tij .
– Fare lehtë , shoku shef ! Ti merru ca vetë me magazinierët dhe me shefat e reparteve dhe kur ata t’ia shohin lezëtin kësaj pune , atëhere të gjithë materialet që do të nxjerrim jashtë për “popullin “ do t’ua bëjmë dalje reparteve të prodhimit e të riparimit , a u kuptuam ?
Kështu filloi nga veprimet shefi I furnizimit .Rrëmbëheshin mallrat ditën në drekë, ngarkoheshin me makina , mbushej tregu privat e ,paskësaj fryheshin edhe xhepat ë bashkëhajdutëvë . Po këto fitime , që dilnin duke shitur materiale në tregun e zi, nxirreshin me vështirësi dhe ndaheshin në shumë bashkëhajdutë. Kur bie ujku në kope nuk ngopët gjër sa të pëlcasë , ndaj drejtori mendoi një rrugë tjetër më të thjeshtë e më fitimprurëse , një rrugë që t’I bie paratë në dorë me shumicë e fare pamundime.Dhe kjo arrihet vetëm më anë të falsifikimeve.
Por kur drejtori ia propozoi këtë gjë shefit të llogarisë, ai kërceu përpjetë, sikur ta kish pickuar zekthi:
– Po unë jam roje e rublit në uzinë , shoku drejtor, si mund të abuzojmë me paratë e shtetit, me pasurinë socialiste?
– Pa qetësohu,qetësohu, shoku shef ! I gjithë shteti i madh i BSSH është i yni ! Edhe ne të gjithë të shtetit jemi ! Edhe pasuria e gjitha e jona është ! Biles ,pasuria jonë tanimë nuk është socialiste , ajo, tanimë është kthyër ë gjitha në pasuri komuniste, dmth pasuri e të gjithëve dhe e cdo njëriu(!) A nuk po shkojmë ne në komunizëm ? Ja, ky është komunizmi ynë ! Ha, të hamë !Merr, të marrim ! Cdo gjë është e jona ! Të rrisim mirëqënien tonë, të fëmijvë dhe të grave tona! Të marrim nga shoqëria aq sa na nevojitet ! Të gjitha dhe cdo gjë janë tonat! A, nuk na shpunë në këtë rrugë, (u ndritët shpirti dhe pacin ndjesë)Nikita Hrushovi me Leonid Brezhnjevin? A, nuk e ndjek me besnikëri këtë rrugë dhe Juri Andropivi ynë?!
Kur dëgjoi gjithë këtë ligjërim nga goja e drejtorit , edhe goja e shefit të llogarisë mbeti e hapët, por pas pak e kaloi tronditjen dhe ra brenda në thesin e tij, kështu drejtorit s’i duhej gjë tjëtër vec të mbyllte grykën e thesit e ta tërhiqte zvarrë edhe shefin e llogarisë.
-Po si mund t’ia arrijmë kësaj , shoku drejtor ? – pyeti shefi me sy të cakaritura , duke mos i përqëndruar as në një vend ,si sytë e një idioti .
-E , c’mësim kërkon ti nga unë ? Ti je vetë usta për këtë punë, pse kot e ke bërë gjithë atë shkollë? Ti, paratë e ke në arkë dhe penën e ke në dorë:mbushi dhe rregulloi urdhërat e xhirimit dhe ceqet ashtu si duhet ! Ja, kjo është e gjithë puna , sa të fillosh pastaj puna të mëson vëtë ! Pastaj, ndjesë pastë,Gogoli pse na i ka lënë gjithë atë vepër të madhe : “Shpirtërat e vdekur” ? Tani detyra jonë është që t’I ngremë e t’I ringjallim këta individë të tretur e të mbuluar nga dheu i viteve ! Ja,- vazhdoi drejtori – ti si një Cicikov e shekullit të njëzetë ,do të bësh një listë pagesë të gjatë me punëtorë të vdekur, të ringjallur, që punojnë në uzinën tonë, që jetojnë , që marrin frymë , e që, natyrisht, marrin edhe para për të jetuar !!
Më sy e gojë të shqyer nga ato që dëgjoi nga goja e drejtorit, shefi i llogarisë u kthye nga dera e doli jashtë i bindur plotësisht . Një mësim të tillë ai s’e kish dëgjuar e s’mund ta dëgjonte kurrë nga asnjë leksion universitar .
Por një ditë , mbas pune, Igor Petroviçi doli tepër i tronditur nga zyra , dhe sa doli në oborrin e uzinës, iu drejtua shoferit :
-Në shtëpi shpejt!
Sapo zbriti nga makina i doli përprara I biri Vanka :
-Po veturën time ,kur do të ma blesh , baba ? -Lermë rehat, Vanka, se ka rrëzik të na i marrin edhe shtëpinë – iu përgjigj ai të birit pa ia hedhur sytë fare, dhe hyri në shtëpi duke iu marrë këmbët!
Ato ditë revizioni kish zbuluar gjithë korrupsionin e këtyrë grabitësvë. Por, kur drejtori e shokët e tij, nga casti në cast prisnin ndjekjen penale për gjithë vjedhjet e falsifikimët që kishin bërë, për habinë e të gjithëvë ndodhi mrekullia e mrekullive, që as në ëndërr e as në përrallë nuk mund të ngjasë, sepse të tilla mrekulli mund të ndodhin vetëm në shtetin e madh të BRSS , që shkon me vrap drejt rrugës së ndritur të “komunizmit”(!)
Dhe pas disa ditëvë të zbulimit të kontroll –revizionit , Igor Petrovicin e njoftuan të paraqitej menjëhërë ne presidiumin e republikës ,”Më në fund erdhi edhe fundi im”- tha me vëtë drejtori hajdut , dhe doli nga zyra dyllë i verdhë, duke pritur nga casti në cast se kush do ta arrestonte .Kur po kalontë këto sekonda ankthi , i doli përpara shefja e administratës , dhe ai ashtu krejt i shfytyruar nga tmerri , e pyeti :
-Prokuroria?
-Jo, jo , mblidhe vetën ! – i tha dukë buzëqeshur bjondinia e bukur – te dera të pret gati vetura , të kërkojnë për një cështje të rëndësishme , për një cështje të madhe në selinë ë sovjetit të republikës .
Por ai nuk u qetësua dot edhe kur i zgjatën dorën për t’a përshëndetur në selinë e sovjetit dhe, kur kryetari i presidiumit i komunikoi dekretin që e emëronte atë ministër, Igor Petrovicit i rrahu zemra e iu drodh fort i gjithë trupi dhe, pa e përmbajtur dot veten , u fundos si trung në një kolltuk që kish pas vetes.
Kur po e uronin një nga një anëtarët e presidiumit për detyrën e lartë që i besohej , Igor Petrovici tha me vete :”Tamam si në ëndërr,tamam si në përrallë, si në një ëndërr komuniste ”(!).Dhe i hypi veturës e ngau shpejt t’I jepte lajmin e gëzuar bashkëhajdutëve e shokëvë të tij të ngushtë .
-Ministër ! – klithi ai sapo hyri në dhomën e sekretares bukuroshe dhe nga gëzimi e ngriti hopa në duar – edhe ti do të të marr si shefe të kabinetit të ministrit , për të të patur gjithmonë pranë !
I pari që erdhi për ta uruar për postin e lart ishte kryenxhinieri i uzinës ,i cili, pa e fshehur zilinë, e pyeti:
-Po drejtor kush do të bëhet, vallë?
-Ti vetë , Stepan Todorov ! Ta gëzoni e ta kryeni me nder (!)
-Ah,c’po më vjen keq për një gjë, shoku drejtor , më falni , shoku ministër , në se ne do ti kishim hyrë më thellë kësaj pune, ju me siguri do të ishit bërë zëvendëskryetar e këshillit të ministrave, kurse unë mund të isha bërë ministër !
-Budalla! – i tha ministri i ri drejtorit të ri të uzinës – kështu ne do të fitojmë akoma më shumë.Ti këtu në uzinë , me gjithë shokë keni burimin e fitimeve tona , ndërsa unë si ministër do të jëm cadra e juaj, për t’ju mbuluar e për t’u mbrojtur nga cdo rrezik!
-Harasho ! – klithi i gëzuar Stepan Todorovi , drejtori i ri i uzinës së remontit të automobilavë , dhe doli jashtë nga zyra, para se të merrte në dorëzim detyrën e re , dukë lënë një cast vëtëm ministrin e ri të mund të ëndërronte për lumturinë që iu hap përpara:tani edhe Vankës iu sigurua vetura , tani ministrit të ri do t’i japin edhe një veturë të re të markës së fundit , gjithashtu do ta shpien në një vilë tjetër të mobiluar , më të madhë e më të bukur, një vilë ministri !
Dhe të nesërmën , qytetarët e Ceboraskut dhe të të gjithë vendit mësuan se një hajdut tjetër hypi në postin e ministrit të republikës autonome të Cuvakisë !
-Ditë e re – kismet i ri ! Edhe një hajdut më shumë në këshillin e ministrave !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s