Ana María Rodas
Kalendari poetik: Ana María Rodas 12 shtator 1937
Sot mbush 83 vjeç Ana María Rodas, poete, tregimtare, gazetare dhe kritike letrare nga Guatemala. Ka qëndruar gjithmonë larg politikës. Në periudhën 2015-2016 shërbeu si ministre e Kulturës dhe Sportit të Guatemalës. Ka fituar mjaft çmime brenda dhe jashtë vendit për veprat e saj. Zgjodha këtë poezi nga ç’kam prej saj:
JASHTË NGA BOTA JUAJ
Etër Krijues të kësaj bote të rreme,
kjo jetë e ankthshme sipas kanunit që shpikët
është njerëzore për ju
zgjodhët tim atë, baba prej mishi dhe kockash
ta përzinit nga Mbretëria Juaj rrënqethëse
pas dhjetë vitesh anthi dhe alkoli.
Pastaj, pak kohë pasi
ajo që më solli në jetë ndaj të gdhirë
gëlltiti ca kokrra që vinin erë bajamesh të hidhura.
Dhe kështu, unë jam çka mbeti nga dy që ikën,
nga ai çift,
që gjeti rrugëdalje
të shpëtonte nga kafshimet e qenve
që Ju keni stërvitur.
Por unë nuk vdes nga vdekja që ju keni vendosur
për ata që s’binden,
as nuk gënjehem të më marrë shpirtin dikush tjetër.
Më kanë kafshuar aq shumë qentë tuaj
sa tani nuk u trëmbem më.
Thjesht, bëj jetën time,
jashtë nga bota Juaj.
© shqipëroi Maksim Rakipaj