Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

ECIM…

Drejt superiores apo marrëzisë
Dikush qendrës dikush periferisë

Rrugët e së drejtës ngushtohen
Sheshet e së keqes zgjerohen

Stinohet koha përjetësohet e mira
Në rrjetë merimange endet e liga

Shkon e sotmja vjen e nesërmja
N’peshore të jetës dridhet zemra

Zogut për cicërimë i pritet gurmazi
Krimi shpërblehet me monedha ari.

 

Peshorja

Peshorja në drejtësi anon sipas interesit
Njeriu është diktuar nga rrethi ku vepron
Marrëzi të besosh në dyftyrësinë e tjetrit
Veç njerëzorja duhet të merret shembull

Ajo krijon mrekulli nga thjeshtësia e saj
Nuk gabohet në vlerat që krijon me kohë
S’hap plagë por shëron pa kundërshtuar
Përshfaq dashurinë shpirtin e fisnikëron

Çdo gjë e kthen në harmoni dhe në paqe
Në thellësinë e shpirtit e ndez dashurinë
Peshorja mos t’anojë nga ana e interesit
Por nga njerëzorja që vlerat i shembëllen.

 

S’I DO TË ISHIM RRITUR PA GABIME

Si do të ishim rritur nëse s’do gabonim
Që në hapin e parë të jetës në udhëtim
Shqiptimin e tingujve formimin e fjalëve
Sikur edhe veshi mos ta kishte zili syrin

Si do të bëheshim më të urtë e të dijtur
Në përsosjen e profesionit pa gabime
Në tē ushqyerit e papastërtinë e trupit
Dhënies llogari para drejtësisë e ligjeve

Gabim do ishte sikur të rrinim heshtur
Para syve kur të na shfaqet çnjerëzorja
Kur shkilet e mira dhe çon krye e keqja
Mbyllim sy e veshë mos të na del fjala.

 

Ndërgjegjja e maskuar

Lakuriq del e na përshfaqet gënjeshtra
Mes pastërtisë së kulluar të së vërtetës
Për habi e për çudi i duartroket zëshēm
Ndërgjegjja e maskuar e hidhur e jetës!

 

PASQYRIM I SHTREMBËR

Ndonjëherë harrohemi se jemi miq
Dhe të palarat ia nxjerrim njëri-tjetrit
Pastërtinë e ndyejmë shpirtërisht
Tjetërsohemi dhe humbim si njerëz

Humbim dhe udhën për ku jemi nisur
Drejtimin e duhur e kthejmë mbrapsht
Mendja njerëzore ç’farë nuk ka stisur
Gropë ta bënë dhe malin më të lartë

Kur shihemi me vetveten sy më sy
Në pasqyrën e ndërgjegjes njerëzore
Kuptojmë sa poshtë kemi rënë të dy
Nën pasqyrimin tonë të shtrembër.

 

HESHTJA FLET

Herë herë e papritura të step
Me pushtetin e saj të fakteve
S’ je në gjendje të bësh asgjë
Dhe veten e ndjen të zbrazët

Sikur thërret me zë të rreptë
S’e kupton dot të panjohurën
Të ngatërrohen keq mendimet
Padurimi në kohë gjithashtu

Kërkon forcë që të çlirohesh
Gjuha të bëhet si memece
Në vështrimin e përhumbur
Heshtja flet me zë të druajtur.

Banjë e Pejës (ilixhë) 1981

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s