Poezi nga Sofia Doko Arapaj
***
Orfeu, ujin e preu.
Pse, i kërkova një pikë?!
Mjerë, për nallanet e mia,
mjerë për zemrën copë e çikë…
Më l’ a të vetëm në ishull
kërcej kur, shpirti i dhemb
për Nëntë telat e Orfeut
u çmenda, ngela pa mend.
Po dal e po pres tek bregu
të pres kok’n e tij të prerë
T’ a kem në kohë të qametit
T’ a shtrëngoj edhe njëhere…!
Akropoli
Qaj o qaj, e bukura statujë,
të bjerë lot i mermertë,
të qeshësh përsëri,
të shkoj t’ i flas një mjeshtri,
të t’ puth majën e këmbës,
këtu ku të kanë vrarë,
të të çel një thua i ri…
***
shkruajta emërmbiemrin tënd
mbi emërmbierin tim
mbi kulmin e moshës që lamë
t’ a thjeshtësoj në lojën DUSTIM.
Sa të bukur ishim kur u ndamë
u ndamë, të mos takoheshim më
nuk arritëm të bëheshim burrë e grua,
nuk arritëm të shijonim asgjë,
nuk arritëm të ndërronim këmishë
mbetëm duke ëndërruar
nuk e prekëm dot njëri-tjetrin në mish
po u bëmë shkronja, që duhen thjeshtëzuar.