Poezi nga Sueton Zhugri

Poezi nga Sueton Zhugri
 
 
***
 
Ti më zhvesh me sy
Dhe këtu s’ka asgjë poetike.
Ndjej që vështron seksin tim të përgjumur si vullkan të shuar
lëkurën e allateve të mia
që varet si çadër e shkatërruar turqish
majat e cicave të gurta mashkullore që nuk dihet me ç’funksion ndodhen aty,
nishanet dikur te padukshme
tashmë dalë jashtë orbitave lëkurore,
damarët gjysëm të nxirë, nervat e ndërkryera që shtrihen si shina drite
gjakun që fshihet nën mishin që vuan praninë tënde
 
Ti më zhvesh me sy…
 
e dritëhijet e një jete
mbulojnë përfund vetmitë e tua të brishta
dhe mungesën e rënkimeve
në mëngjeset e lagura me shi.
 
 
 
Pështjellje
 
Një kokë pa mendime ngul gozhda në boshllëk,
si kllounët që në orën më të patreguar
me ç’presin të fshijnë lotët e pikturuar
për të derdhur të vërtetët.
Çdokush mund të përtypë dy kafshata qiell,
por jo të gjithëve ua pranon stomaku kaltërsinë.
Të varurit kur përkëdhelen nga era u japin kuptim litarëve.
Ti kap dorën. Është jotja. E megjithatë do të doje të ish e dikujt tjetri.
 
Për fare pak sekonda…
 
 
 
Sup për dorën tënde
 
Duke kërkuar një sup mbështetës
për dorën tënde
(Tashmë që më s’do jem)
Një gungë shkëmbi, kurriz gamileje
Një lis, një plep të bardhë mbuluar
me zgavra
Një re të ngurtësuar, një fosil ëndrre
Nga ku, ti e përgjumur, mjekërpalosur,
të mund të shohësh detin
Diçka që në mungesë (të supit tim)
të sillej po aq besueshëm dhe natyrshëm.
Një bazë piramide,
një sfiks me hundë të atrofizuar
një obelisk disi të anuar,
një kullë Pize.
Nga ku të hedhësh sytë teposhtë
drejt një gremine,
siç Galilei hidhte sferat e tij të rëndesës.
Dhe të përthyhej i përkulur kuptimi i kohërave,
lëvizja e sendeve në trajektore
të mirëpërcaktuara,
me nisje dhe bitisje(ose ofshama)
që humbasin tjetërsisht,
përjetësisht radhën e ngjarjeve,
e fillojnë e mbarojnë;
me puthitje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s