Dunya Mikhail
Kalendari poetik: Dunya Mikhail 1965
Gazetare dhe poete irakene, sivjet mbush 55 vjeç. Prej vitit 1990 jeton në SHBA, ku studioi në Wayne State University në Detroit. Në vitin 2001 OKB i dha çmimin “Për Lirinë e Shkrimit”. Ja një poezi prej saj
FALËNDERIM
Falënderoj të gjithë ata që s’i dua,
për ta nga dhimbja e kokës nuk vuaj
atyre letra të gjata nuk u shkruaj
nuk m’i trazojnë ëndrrat e mia
nuk bëhen kurrë merak për mua
nëpër gazeta nuk lexoj horoskopin e tyre
numurit të tyre nuk i bie në telefon
nuk e vras mëndjen për ta.
U jam mirënjohëse
sepse nuk ma turbullojnë
Jetën!
© shqipëroi Maksim Rakipaj