Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

SHAKAJA E BERBERIT

Tregojnë për shakanë e një berberi
Dhe s’ishte dokukudo,berber pashai ish,
S’i qasej kurrë e liga dhe qederi,
Nën brisk dhe vet pashai frikë e kish.

E pyet një ditë me takt tek thithte nargjilenë:
Në mendje ç’të ka shkuar tek mpreh briskun në shafjan?
Përgjigjen me zor e nxori nga një dilemë:
Sikur të prisja kokën tënde pa ferman.

Fjalët u këputën dhe heshtja u bë pus,
U ngrys pashai si moti në shtrëngatë.
Priste beriberi të hidhej ndonjë romuz,
Veç pa të dilte nga milli një shpatë

Fjalën s’e bëri dy dhe thirri rrojet,
Urdhër dha për kokën e berberit në tepsi,
Gjaku mbuloi gurët edhe krojet,
Nargjileja nxirrte veç një tym të zi.

 

MALL PËR NJË GESHTENJË E NJË BURIM

Mos më thuaj se ndër gështenja
Ka filluar të pëlcasë veshja e iriqtë.
Mallit tim po i zhuriten buzët prej ejtjes,
Për të pirë edhe një herë te ai krua,
Te ai gji i bardhë bjeshke
Që gështenja e mbulonte me gjethe në çdo vjeshtë.
Eh, nxënëset,
Mëngjeseve të freskëta,
Sfidonin varëset e florinjta me gjerdanë gështenjash.

 

ETYD VJESHTE

Vijë dhe ikin çakërqejf vetëtimat
(Dhe gurët dehen nga mushti sokakëve në vjeshtë )
Rrëketë kullotin hasdisur në bokërrima
E shpesh për sinorët e qiellit grinden retë.
Kazanët mbi prush bëhen kapedanë trima,
Llullatë kërkojnë lotin e vet.
Seç kanë të gjorat ca derte si fyejt,
Ca kaba me të qarë si një klarinetë.
Me lotin e tyre të pafaj,
Mbytim gëzimet e brengat pastaj

 

EH!

Ujku për ujkun s’i ndërron zakonet,gjininë,
Njeriu për njeriun bëhet dhe ujk e qiejt ulërijnë.

 

DO TË SHKEL MBI GJETHE

Natë që vjen shaluar mbi kuaj të zinj,
Mos më thuaj se nesër,
Në një mëngjes të trembur,
Do të shkel mbi gjethe.
Besoj
Se kalldrëmi i lagjes do t’i mbajë zbuluar ca gurë,
Ca gurë që ndjanë kafen e pjekur nga grija.
Të mos i shtoj gjelbërimit në ikje ca plagë me këmbët e mia.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s