Poezi nga Majlinda Zeqiri-Shaqiri

Poezi nga Majlinda Zeqiri-Shaqiri

 

Rrugëve …

Mos harro baltën nën këmbët tua,
Mveshur me ngjyra,
Qiellin stolisur mbi kokën tënde,…
Dhe heroin trim.
Nën perlën e zezë të qëndisur,
Kujto ëndërrat tua,
Aq bukur lozin nën hijen hyjnore.
Zgjati duartë Hënën përqafo,
Puthe baltën dhe qiellin gri,
Askush tjetër sekretet nuk i din.
Bashkë me ty qau dhe Hëna,
Yjet loznin nëpër fytyrë,
Balta i përpiu netët e bardha,
Me Perlën qëndisur,
Nën këmbët tua ato rrin…!
Enigmë
Ah,…Klithma që s’bë zë!
Sa shumë frikë,
Sa shumë dallgë,
Peshë e rëndë është mbuluar sot,
Nën petkun e errësirës me retë.
Thuaj veç një fjalë,
Një fjalë që vret,
Le të vret errësirën
Mbuluar me retë….
Thuaj veç një fjalë,
Magjinë le të largoj,
Le të përpin dheu i zi,
Dallgën e trazuar,
Shpirtin që rëndon….!

 

Bozhuret

Bozhuret nën hijen e flakës, veshur me shpresën e Lirisë,
Ecin shtigjeve të hekurta, kafaz i mbushur Gjarpërinjsh,
Klithma shqeu zjarrin e pushkës, rr…ëmbeu Hyjnitë e Ylberta,
U ngrys gjaku nën palcën e qiellit, Djep i stuhisë!
 
Balta përpiu agimet e errëta, nata mbolli shpresë Lirie,
Hijena të egra, shkulën Bozhuret nën qiellin gri….
Çdo Petale thur një histori, një varg të përgjakur,
Si foshnja në barkun e nënës, Perandori e një Shekulli të Ri.
 
Shekull i zjarrtë me Epope qëndisur, mbjellë me plumba,
Mallkimi i nënave, vaji i nuseve, histori që ecën nëpër Dhe,
Me lot gdhendur në shpirtin e Bozhureve,
Etja dhe shpresa për Atdhe….!

 

Si Feniksi

Me shkronja të arta të gdhendura në qiellin blu,
Sundon globin fjala NËNË.
Mbretëreshë hyjnore Luaneshë,…
Fitimtare në çdo betejë.
 
Luftëtare e së drejtës tënde,
Mbrojtëse e ëndrrave tua,
Është brenda teje, është në Ty,
Është lutja jote edhe në largësi.
 
Netëve në qetësi, në heshtje lutet për ty,
Çdo herë të puthë nga larg me ëmbëlsi,
Çdo agim të përqafon,
Lutje për ty dërgon,……..
 
o NËNË…..
Janë pak fjalët që thuhen, Vargjet që thuren,
Mbretëria pa ty s’ka kuptim,
Humb beteja që në fillim……
 
E pavdekshme çoftë mbretëria jote!
Ashtu si ti oj Luaneshë,
Përherë e fortë stoike,
Si Feniksi e pa mposhtur në çdo betejë…
 
*Vargje shpirti kushtuar Nënës time si dhe të gjitha Nënave tjera në Botë………

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s