Poezi nga Seli Murati

 
 
Poezi nga Seli Murati
 
 
 
Afër teje
 
Kur parakalon stuhia
rrugëve të shpirtit
gjej, shqetësimet, si një shtegtim
ëndrre nisen…! Ç’do ditë
afër teje më lind, dielli..?!
Më dhuronë stinën, më e bukur.
 
Si një mjellmë liqeni
po i mbledh, kujtimet…?!
Në bregun e liqenit
grimcave të mallit i ndaj dhe
i shpërndaj, shqetësimet!
Si një shtegtim i gjej:
Mbi largësitë, shtegtoj!
 
Si mjellmë mërgimtare, vendit
të huaj, lundra e malli
më udhëtonë!
 
 
 
Ti fiksimi im
 
Shikimi yt reflekton thellë në mua,
dhe pse larg ,tepër larg,
ndihemi pranë…,
si një rreze në agim
në cep të syrit tënd zë vend.
 
Sa më shumë afrohen ditët
çelin lule në zemrat tona
dashuria rritet.
 
Bëhesh fiksimi im,
brënda ëndrrës aty rri
ma bën syrin mos ndal shikimin
nis e jetoj si rrënjë e gjatë e kohës,
je ritmi i pandalshëm i jetës sime.
 
 
 
Pyete zemrën tënde
 
Syri bukur me atë shikim të ëmbël
nga kjo mungesë mos më vrit!
si dimri i heshtur
mos më lëndo as në heshtje
kujtimet nuk i mer koha….
kurr sytë e tu si loti në shpresë,
më thirrin në dëshirat që ti pretendon
në urdhën e zemrës buzëqeshe shpirtin .
 
Ti dritë e zemrës
sado larg fati të ketë çuar
beso fuqin e zemrës tënde
koha mund thirrjen e hargjuar
qetësitë s’bijen sikur shi e borë
i merr gjumi i shiut të vjeshtës
në stinën e dashurisë ato janë lule
që ujiten çdo ditë për një çaste arome.
 
Ti je si engjëll që më mbron gjithmonë
Unë jam nisoj si dielli si zjarri që të djeg, ngado
ti je si djalli, që në faj më fton ,ngjan si dëshirë
ndjenja zjarr që më këthen te ty
në ditët të mira dhe ditët e këqija
fati shkruar më fsheh në gjikson tënd.
 
I bukuri im natën ma bën ditë
në ëndrrat e tua zgjohem unë
si valë e bardhë që përcjell deti
me sytë e tu malli i etur
me aromë e qetësisë së afshit ëndërror
bëju cicërimë e kësaj mbrëmje
ndriço udhën tënde me sytë e mi.
 
Në stinën e blertë të dashurisë
si erë lagështije e mëngjeseve të njoma
bëhu ditë e bukur e tmerrit e ditës sonë
në kopshtin ditor ku fton e heshtura
eja më shkurto natën,e nesërmja do ket dritë .
 
Nga rrezet e para te diellit
në kupën e besnikërisë
pyete zemrën tënde
ç’kushtojnë mijëra thesare
përpara syve të adhuruar.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s